Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Parazitozat » Koksidioza e lepujve

Koksidioza e lepujve

Koksidioza është një sëmundje protozoare që ashtu sikurse prek kafshë të tjera, shpesh prek edhe lepujt duke shkaktuar kështu ngordhje dhe dëmë në ekonominë e fermerëve.

Shkaktarë të sëmundjes janë 25 lloje koksidiesh të familjes Eimeria sp.

Parazitimi ndodh kryesisht në aparatin tretës. Parazitët janë indospecifik dhe oragnospecifik

Përhapja e koksidozave të ndryshme në organet e brendëshme.

Përhapja e koksidozave të ndryshme në organet e brendëshme.

Foto1- Përhapja e koksidozave të ndryshme në organet e brendëshme.

Eimeria perforanns paraziton në duoden, E.Media, E.magna, E.iresidua dhe E. intestinalis parazitojnë në zorrët e holla, veç duodenit, E. Exigua dhe E.Vejdovski parazitojnë në pjesën fundore të zorrëve të holla, E. Coecicola paraziton në pjesën kraniale të cekumit, E.Flavoscens paraziton në cekum dhe fillimin e kolonit, E.Piriformis paraziton në pjesën e fundit të kolonit dhe në zorrët e drejtë (rektum) dhe E. Stiedal paraziton në mëlçi. Të dhënat për vend parazitizmin e parazitëve të llojeve të ndryshëm paraqiten në Foton 1. Vendi i prekur është shënuar me të zezë.

cikli jetesor i koksidiozes.gif

Foto 2 Cikli jetes i koksidiozave tek lepujt.

Lepujt e shëndetshëm mund të jenë rezervuar (mbartës pa shfaqur shenja klinike). Ocistet dalin me fekale dhe kontaminojnë (ndotin) mjedisin e jashtëm, ushqimin, ujin. Megjithatë sëmundja zhvillohet në tufat e lepujve me rritje të përqendruar, duke prekur kryesisht lepujt e moshës së re.

Disa masa që mund të pengojnë zhvillimin e ocisteve dhe infestimin e lepujve në moshë të re janë: mjedisi i thatë ku mbahen lepujt, përdorimi i ushqimeve të gjelbërta të lara, ujë i freskët dhe i pastër, dezinfektim i ambjentit para se të sillen lepujt e rinj.

Cikli biologjik i zhvillimit

Zhvillimi i parazitit nga ocisti në parazitë të rritur dhe infektues zgjat nga 4 deri në 14 ditë. Kjo varet nga kushtet ku ishte paraziti në formë të sporoluar. Pas marrjes të ocisteve nga goja me ushqim, ujë etj., muri i spores çahet në stomak dhe paraziti lirohet në mjedisin e stomakut. Paraziti me masën ushqimore kalon në zorrë. Prania e lëngut të tëmthit dhe lëngut pankreatik si dhe enzimave të lëngut pankreatik në duoden stimulon zhvillimin.

Forma e spores në mënyrë aktive hyn në qelizat e zorrëve dhe fillon të shumëzohet me ndarje aseksuale në një ose disa stade (ndodh shizogonia). “Merozoitët” dalin të lirë dhe infestojnë qeliza të tjera të mukozës së zorrëve. Faza e fundit e shizogonisë çon në formimin e gametave, të afta për riprodhim seksual. Në këtë formë shumëzimi formohen ocistet që dalin me fekale.

Forma aseksuale dhe seksuale dallojnë në vend lokalizimin e tyre, karakteri indospecifik dhe organospecifik.

Prania e koksidiave në inde e organe të ndryshme, në vartës të specifitetit, sjellin frenimin e funksionit të indeve apo organeve përkatëse. Kjo sjell thithjen jo normale të ushqimeve (malabsorbimi), disbalanca të elektrolitëve të thithur, anemi, hipoalbuminemi (ulje e albuminave në gjak), dehidratim dhe ulçerim të epitelit të zorrëve.

Shënjat klinike

Agresiviteti i veprimit të parazitit varet nga sasia e ocisteve të marrë nga goja. Shenjat klinike përmblidhen në :

  • Humbje të oreksit,
  • Letargji e përgjithëshme
  • Shfaqje të shënjave të dhimbjeve të barku
  • Anemi ( membrana mukoze të zbehta).
  • Në fekale vërehet gjak dhe prezencë mukozale.

    Në lepuj vërehet një frenim i dukshëm në rritje

    Organet që shfaqin probleme janë veshkat dhe veçanërisht mëlçia.

Analizat hematologjike dëshmojnë se numri i eritrociteve ulet dhe shoqërohet me rritje të hematokritit si pasojë e rritjes së leukociteve.

Analizat e serumit vënë në dukje ulje të nivelit të natriumit dhe klorit dhe rritje të nivelit të kaliumit. Kjo disbalancë e elektroliteve bëhet shkak i diarresë. Niveli i kalciumit, hekurit, bakrit, zinkut dhe glukozës ulet ndjeshëm.

Prekja nga forma e mëlçisë e koksidiozës shoqërohet me rritje të nivelit të bilirubinës, alanin-aminotransferazës (GPT), aspatat aminotransferazës (GOT), gama glutamiltranspeptidazës (GGT).

Ndryshimet anatomike dhe ato patalogjike

Ndryshimet anatomopatologjike varen nga lloji i koksidiave që kanë parazituar, intensiteti i ocisteve të marrë nga goja si dhe gjendja e shumëzimit të parazitit.

Në rast se paraziti është vendosur në zorrë, ndryshimet janë të dukshme

Forma intestinale prek më shumë leprat e moshës 6 javë deri në 5 muaj. Kjo i atribuohet streseve të ndryshme nga temperatura, zhurma, transporti ose frenimi i aftësive imunitare.

Porcion i zorreve te lepujve te prekur me koksidioza

Foto 3 -Zorrë e prekur nga parazitë të koksidiave

Sikurse paraqiten në foton 3, në mukozën e zorrëve ka vatra hemorragjike, të përhapura dhe pa ndonjë formë të përcaktuar. Në foto vërehen qartë vatrat nekrotike të përhapura, kurse në figurën sipër vatrat nekrotike janë më pak të shfaqura. Në të dy fotot vërehen nodula të ngritura që mund të jenë rezultat i prekjes dhe zmadhimit të nyjeve limfatike.

Në format e mëlçisë, ndryshimet prekin kryesisht mëlçinë dhe lezionet janë qartë duke krahasuar dy fotot që kemi sjellë për ju.

Forma e mëlçisë e koksiodiozës prek lepujt e gjithë moshave. Ata karakte-rizohen nga apatia, etja, zgjerimi dhe përkulja e kurrizit, zmadhimi i barkut. Në kryerjen e radiografisë, vërehet zmadhim i mëlçisë dhe të mëshikëzës të tëmthit. Kjo formë e koksidiozës përfundon me ngordhje brenda 10 ditësh ose kalon në formë kronike pas disa javësh sëmundje.

krahasimi i melcise se lepurit

Foto 4: Mëlçi e shëndoshë (majtas) dhe mëlçi e prekur nga koksidioza (djathtas).

Në analizën në autopsi konstatohet zmadhim i mëlçisë dhe mëshikëzës së tëmthit si dhe zgjerim i kanaleve të tëmthit. Nodula të bardha mbulojnë gati gjithë sipërfaqen e mëlçisë. Kokcidiet gjenden me shumicë në mëlçi dhe kanalet e tëmthit. Këto duken në studim mikroskopik. Infektimi edhe me E. Coli çon shpesh në dukuri nervore.

Diagnoza

Diagnoza mund të vendoset me anën e analizave së fekaleve me flotacion dhe identifikimi i ocisteve në fekale ose duke numëruar kokcidiet (parazitët) në një gram fekale. Diferencimi i ocisteve sipas llojit të kokcidieve është i vështirë.

veze te koksidiozave tek lepujt

Diagnoza sipas shenjave klinike është praktikisht e pamundur. Me interes është vlerësimi i të dhënave të autopsisë të mëlçisë dhe të zorrëve dhe analiza mikroskopike në to për të zbuluar praninë e ocisteve dhe parazitit të gjallë.

Trajtimi

Prognoza (parashikimi i përfundimit) e lepujve të prekur nuk është fort e mirë.

Trajtimi është mirë të përdoret tek e gjithë tufa me një afat kohor minimumi prej 5 ditësh. Trajtimi duhet të përsëritet sërisht pas 5 ditësh pushimi.

Në formën e zorrëve, mjekimi është i suksesshëm kur realizohet brenda ditës së 5-6 të fillimit të sëmundjes por edhe në këtë rast ngordhjet dhe diarreja do të vazhdojnë edhe disa ditë të tjera.

Trajtimi i formës së mëlçisë të kokcidiozës është i vështirë dhe sëmundja mund të mbetet e pranishme gjatë gjithë jetës.

Përdorimi i antibiotikëve trimethoprim si dhe sulfonamideve kanë dhënë prova për efikasitet në trajtimin kundrejt koksidiozave në lepuj.

Më poshtë po sjellim disa medikamente dhe dozat përkatëse.

THEKSOJME SE KETO MEDIKAMENTE DUHET TE PERDOREN VETEM PER TE MJEKUAR SEMUNDJEN JO SI MEDIKAMENTE PARANDALUESE:

  •  sulphaquinoxaline në ujin e pijshëm me dozën: 1 g/liter;
  • sulphadimerazine në ujin e pijshëm me dozën: 2 g/liter.
  • Salinomycine (Bio-Cox);
  • Diclazuril (Clinicox);
  • Toltrazuril (Baycox), me dozën 2.5 deri në 5 mg/kg. Doza të përsëritet pas 5 ditësh sërisht. (dozat e larta mund të shkaktojnë humbje oreksi dhe të shtojnë sasinë dhe frekuencat e jashtëqitjeve) .

Trajtimi më efikas duket se është sulphadimethoxine (doza 0.5 deri në 0.7 g/liter ujë i pijshëm). Ky medikament tolerohet shumë mirë prej lepujve dhe mundet të përdoret dhe në lepujt që janë barsë apo që janë duke ushqyer këlyshët me qumësht.

Një tjetër trajtim është dhe Robenidinë hidroklorike, që tolerohet mirë nga lepujt por kur përdoret si mjekim parandalues për 20 vjet sjell rritje të rezistencës ndaj parazitit (parazitorezistenca).

Parandalimi

Si masë parandaluese theksojme se pastrimi dhe dezinfektimi i mjedisit është një masë e mirë. Si dezinfektues mund të përdoret tretësirë të hidroksid amoni 10%. Përdorimi këtij dezinfektuesi bëhët pasi kemi larguar lepujt nga vendmbajtja (në një zone tjetër të pastër) pasi mund të sjellë helmim të tyre ose mbytje nga asfiksia.

Dhënia për të ngrënë degë dhe gjethe të pasura me taninë është një parandalues i shkëlqyer ndaj koksidiozës.

Materiali u përgatiti nga redaksia e revistës “Mjekësia Veterinare Shqiptare”

Ju lutemi në rast se vëreni gabime apo keni sugjerime ju lutemi njoftoni redaksinë me anën e email :

info@veterineret.com

NE RAST REFERIMI PERMENDENI BURIMIN E INFORMACIONIT veterineret.com

Burimi informacionit : Institut für Veterinärbakteriologie, University of Zurich, Vanparijs O, Hermans L, van der Flaes L, Marsboom R. Efficacy of diclazuril in the prevention and cure of intestinal and hepatic coccidiosis in rabbits, Dr K. Hermans (Kliniek voor Pluimvee en Bijzondere Dieren, University of Gent, Belgium


Na shkruani