Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kolapsi i bletëve-CCD (pjesa e parë)

Nga Dr.Agim Nelaj

Gjatë dy viteve të fundit janë paraqitur shkaqe të shumta për CCD, por tani duket qartë se asnjë faktor i vetëm nuk është përgjegjës për kolapsin.

-Deri sot, studiuesit kanë dokumentuar nivele te larta të patogjenëve dhe një grup të gjerë të pesticideve,akaricideve të pranishme në dyll dhe polen në të dy rrethana te bleteve,:

a-të prekura nga syndromi

b- të pa prekura nga syndromi

Nuk u konstatua asnjë lidhje definitive me CCD. Përveç se gjetja:

-Ne testet e parazitëve të njohur të bletës (Varroa, Nozema spp.),jane gjetur nivele të cilat nuk paraqesin probleme të rëndësishme për bletarët, mjaftueshme për të shpjeguar problemin.

Prandaj, shkaku i CCD është ende i panjohur. Kërkimi po fillon t’i japë besim hipotezës se CCD mund të jetë një sindrom i shkaktuar nga shumë faktorë të ndryshëm, që punojnë në kombinim ose sinergjikisht( favorizues) Një shëmbull kryesor është gjetja: paraziti varroa mund të vektorizojë viruse, në familjet e bletëve. Nivelet e larta të viruseve janë shumë të lidhura me CCD.

Studimet po përqendrohen në kombinime dhe efektet synergistik të faktorëve, të tilla si:

a-Efekti synergiste i Nozema me pesticide,

b-Pesticide me patogjene të tjere, (Komiteti Drejtues USDA CCD ).

Pse po ndodh?? .

Njerëzit që kishin frikë kur panë një bletë, tani kanë frikë kur nuk shohin një”.

Çfarë duhe të dini?

Çfarë duhet të bëni?

Ushqimi

1-Bletët duhen ushqyer vetëm kur ato, absolutisht kanë nevojë për të. Qëllimi është që ta dim se kur e ka të nevojshme.

2-Sa ushqim i jepet? Përgjigja është: të ushqehen mjaftueshëm,vetëm sa për ti mbrojtur nga uria, por jo për ta ruajtur ushqimin plotësues.

3– Sfida është përfytërimi,se sa është e mjaftueshme “ushqim plotësues”

4– Me çfarë duhet të ushqehen? ideale është të ushqyer me mjaltë.

5-Përdoret sherbet sheqerit.Ushqim që i mban gjallë bletët, e shpëton nga uria.

6-Sherbeti e prish harmonin në sistemin e tyre tretës,pH, energjin dhe gjithëçka që lidhet me aktivitetin kompleks të bletës.

7-Studimet shteruese kanë vlerësuar efektin negativ të këtij lloji ushqimi.Ai është klasifikuar si faktor predispozues i rasteve”vdekje e bleteve

8.Po ushqimin e gatshem kush e kontrollon? Pyetja e parë që mund të bëhet; cilët janë përbërsit e ushqimit,lënda e parë, additivet etj? Çfarë sheqeri përdoret? Pa përmendur përbërsit e tjerë që mund të kenë origjinë nga bimë OMGJ.!! ,

9-Cili “ushqim plotësues” është më i dobishëm? Vetem ushqimi me Ph të rregulluar,organike,shurup bimor, me sheqer ushqimor, me vajra esenciale.

Balanca pH.

Problemi kryesor dhe më shqetësues është niveli i pH. Një zgjua nuk është vetëm një shtëpi e ndërtuar enkas bukur dhe një familje me blete në të.Një komunitet i tërë mikroorganizma (maja, baktere, kërpudha) jetojnë së bashku në ekuilibër me bletët.Disa prej këtyre mikrobeve janë të dëmshme,disa të dobishme dhe disa janë të mira.Kjo është e vërtetë si për familjen,si superorganism dhe trupin individual të bletës.Për të kuptuar se çfarë mikroorganizma mund të zhvillohen dhe të mbijetojnë varet shumë nga niveli i pH. Për referencë pH e mjaltit është 3,2-4,5, ndërkohë që pH i sherbetit sheqerit është 6.0. Michael Bush (shenjt mbrojtës i bletarisë natyrore) ka deklaruar se shumë sëmundjetë bletëve si: Nosemosis,sëmundjet mykotike,pestat,varroosis shumohen dhe zhvillohen në kushtet kur Ph është i afërt me sherbetin e sheqerit.

Sherbet sheqeri me përbërës bimor.

Ujë i mirë. Ujë i filtruar nëse është e mundur (jo i distiluar)

Sheqer organik .Përdoret vetëm sheqer, madje sheqer i bardhë.

Kamomil organik. Bimë e lirë ose në qese çaj. Sipas Rudolf Steiner: Kamomili e lëviz sheqerin drejt mjaltit. Kjo e bën më të lehtë thithjen e sheqerit në sistemin tretes së bletëve dhe ruan balancën.

Mjalti Një sasi e vogël mjalti është e dobishme për të siguruar enzimat në sherbet.

Krypë deti. Një majë luge kripë( litër) është e rëndësishëme për të lehtësuar shpërndarjen e ushqimit në të gjithë trupin e vogël të bletës.

Përbërës të bimëve të tjera organike. – Bimë medicinale si trumzë, sherebelë rozmarinë, hithër, livando, limon,barë blete etj.

Vajra esenciale Këto mund të shtohet për shije dhe efekte mjekuese.Vaj esencial trumzë, eukalipti, rigoni limoni, mente, janë të gjithë të mirë, por sidomos trumza, limoni ekualipti janë mjekues për varroat apo diaren.

Përgatitja

Për çdo një litër ujë që vlon, mund ti shtohet një nga bimët mjaltore të përmëndura( 50 g bimë e tharë) për një litër ujë. Mandej hiqet nga të nxehtit. I shtohet kamomil 2 lugë kafe( kamomil i tharë),lihen për 2 minuta.I shtohet sheqeri,trazohet deri sa të shkrihet plotësisht.) Përzihet tërësisht.I ngrohet, shtohet mjalti., vaj esenciale, pastaj rregullohet pH.Për çdo një litër sherbet sheqeri i hidhet 100 ml uthull, molle,lëngë limoni 50 ml,një maj luge krypë gjelle dhe disa pika vaj esencial. .

Vazhdon…

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë të Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare apo autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.