Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Shpesh na pyesin; Doktor…?

Mire se vini tek veterineri

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redaksia e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”.

Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com

_________________________________________________________________________

Kur është periudha më e mirë që ti ndaj këlyshët nga e mamaja e tyre ?

Nëse gjithcka ecën mirë dhe nëna është e shëndetshme dhe pa probleme , ideale është që këlyshët të ndahen nga nëna e tyre rreth moshës 6-8 javëshe. Zakonisht këlyshët e vegjël fillojnë dhe hanë ushqim që në moshën 5-6 javëshe , sigurisht kjo do të kryhet duke alternuar mes të ushqyerit me ushqime të gatëshme për këlyshë të kësaj moshe, si dhe të mund të vazhdojnë të pijnë nga nëna e tyre qumështin që është aq shume i nevojshëm për ta. Një arsye tjetër përse ne rekomandojmë këtë moshë është se këlyshët e vegjël marrin disa mësime bazë nga nëna dhe motërat dhe vëllezërit e tyre, si përshembull sjellja e dominimit mbajtja pastër e ambjentit etj.

Gjithashtu preferohet që të mos shkëputen menjëherë nga nëna e tyre pasi prodhimi i qumështit tek ajo duhet te ngadalësohet nromalisht drejt përtharjes finale.

Ju rekomandojmë ta coni këlyshin tuaj tek një mjek veteriner për të parë nëse është i gatshëm që të shkëputet plotësisht nga nëna e tij.

——————————————————————————————————————————————————————

 


Na shkruani