Nga Dr Atalvin Zhiva:
-Diarreja tek kafshët, po ashtu si tek njerëzit është një problem që sjell pasoja tepër të rënda më disa raste. Asnjeherë të mos jeni neglizhent nëse shihni se jashtëqitja e qenit , apo maces apo zogjëve të ndryshëm dekorative që keni në shtëpinë tuaj, është jo normale , ne ju keshillojme të kontaktoni Mjekun Veteriner menjëherë. Ndryshe nga neve njerzit, kafshët nuk mund të flasin dhe të tregojnë c’ka ndjejnë në të vërtetë, prandaj ne ju këshillojmë që të tregoni vëmendje në c’do aspekt të jetës së mikut apo mikeshës suaj. Jeni ju personi që do të flisni me zërin e tyre! Për një bashkpunim sa më frytdhënës ne si Mjek Veterinerë, ju lutemi të ndani me ne c’do shqetësim dhe problem që mund të vëreni , pa ndroje dhe turp !
E thënë shkurt koliti është termi i përdorur për inflamacionin e zorrës së trashë, apo kolonit. Tipari kryesor i kolitit është diareja e shpeshtë, e shoqëruar me mukoza, gjak të pastër , apo dhe të dyja së bashku. Fekalja mund të shfaqet fillimisht me pamje normale pastaj të përfundojë e butë.
Shpesh herë ju mund të degjoni zhurmë të shkaktuar nga zorrët, lëvzjë gazrash dhe një ndjenjë urgjente për të vrapruar për në banjë. Jam i sigurt se ne të gjithë jemi përballur me një situatë të tillë 🙂
Ndonjëhere si një tipar shtesë të kolitis mund të hasim dhe vjelljen, por theksoj se diareja është karakteristika që i vë vulën. Kolitis ndahet në akut ( vazhdon vetëm disa ditë) dhe kronik (vazhdon për javë apo dhe muaj deri në përfundim).
Edhe në rastet e kronike, humbja e peshës nuk është një tipar dominant në këtë gjëndje.
Por ku ndodhet dhe c’farë është koloni?
Kolon është një term tjetër që përdoret për të përshkruar zorrët e trasha. Për ata që nuk dinë ndryshimin midis zorrëve të trasha dhe zorrëve të holla do të bëjmë një përshkrim më të plotë.Në këtë artikull do të përpiqemi të bëjmë më të kuptueshëm rrugën që ndjek dhe si kryhet absorbimi i ushqimit
Ushqimi, përtypet në gojë dhe gëlltitet. Në këtë “hap” qëllimi kryesor është që ky ushqim të kthehet nga gjëndja që ndodhet ( psh e thatë), në përzjerje të lëngëshme që të mund të shkojë lehtësisht në zorrë për tu përpunuar më mirë, duke thithur në këtë mënyrë lëndët e nevojshme që i nevojiten trupit, dhe pjesa tjetër, e panevojshme të dalë jashtë në formën e fekaleve. Pra ky proces fillon duke u përtypur ushqimi, lagur me pështymë dhe po ashtu duke i shtuar disa enzima të nevojshme për ndarjen e strukturës ushqimore. Ky proces quhet tretje.
Nga goja dhe fyti, ushqimi kalon nëpërmjet një tube që ndodhet në gjoks e quajtur ezofag. Në këtë proces lëvisja e ushqimit kryhet nga një koordinim më i plotë dhe i saktë i drejtuar prej muskujve te shumtë prej të cilave përbëhet ezofagu .
Ezofagu lidhet me stomakun ku ushqimi vazhdon procesin e tretjes. Stomaku në mënyrë intensive bluan ushqimin duke u ndihmuar prej acidrave të fuqishëm që lëshohen prej mureve të stomakut dhe përzjehen me ushqimin e ndodhur aty. Gradualisht, kjo përzjerje përcillet nga stomaku drejt zorrëve të holla . Në fund të këtij procesi, vetëm materialet e patretshme gjenden në stomak. Këto materiale dalin në dy rrugë: a) ose me anën e vjelljeve, duke u percjelle mbrapsht prej nga kanë ardhur, ose b) një tkurrje e fuqishme që kryen stomaku i përcjell keto mbetje drejt zorrëve të holla gjithashtu.
Zorra e hollë ndahet në 3 pjesë: duodeni, jejunum dhe ileum. Ushqimi në këtë pikë është në duodenum ku përfundon tretja. Pasi ushqimi hyn ne duoden, gjëndrat e ndodhura këtu lëshojnë përzjerjet e nevojshme për të bërë neutralizimin e acideve që vijnë bashkë me ushqimin nga stomaku , si dhe për të ndihmuar në shpërndarjen e yndyrnave ushqimore në përzjerje. Nga këto dhe në vazhdim procesi ndryshon nga TRETJE në THITHJE ( ABSORBIM).
Përzjerja ushqimore vazhdon rrugëtimin përgjatë zorrëve të holla ku dhe kryhet absorbimi nga trupi i lëndëve të nevojshme që gjenden në ushqim. Në zorrët e holla jetojnë në mënyrë të natyrshme bakterie të cilat prodhojnë vitamina dhë ndihmojnë në avaritë ( problemet) që mund të lindin gjatë rrugëtimit të ushqimit në to.
Pas udhëtimit të gjatë nëpër zorrët e holla, shumica e asaj që ka ngelur në trakt, është fibër e patretshme si dhe ndonjë material që nuk arriti të absurbohej më herët.
TANI USHQIMI FUTET NE KOLON. Koloni apo zorra e trashë ka 3 funksione: thithjen e ujit, depozitimin e fekales, si dhe tretjen e mëtejshme të ushqimeve të patretura. Popullsia bakteriale ne kolon është pohtuajse 10X më dendur sesa tek zorrët e holla. Këto bakterie marrin fibrat e patretura duke i ndarë në 3 biokimikale: acetate ; propionate dhe batyrate( gjithashtu ato ndihmojnë në krijimin e jashtëqitjes ashtu sic dhe ne e shohim atë)’Këto biokimikate ushqejnë qelizat e zorrës së trashë( të cilat kanë vetëm 1 javë jetgjatësi) si dhe kontrollojnë pH. Këto bakterie janë bakterie të mira dhe të nevojshme pikërisht për punën e tyre gjatë këtij procesi. Trupi ju jep atyre ushqim dhe një vënd ku të shtohen , në kembim ato ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm të zorrës së trashë.
Pjesa e dytë: Simptomat e koliteve. Menaxhimi dhe trajtimi i tyre.
Materiali u përgatit nga Dr Atalvin Zhiva.
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redaksia e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com