Informacion i ri shkencor per ZOONOZAT
Nga prof. Kristaq BERXHOLI
Virus Zoonotik dhe kalimi i barieres se species: Hepatiti E
Nicole Pavio (Animal Health Laboratory Anses)Alfort-France
Hepatiti E akut tek njerzit transmetohet ne rrugen enterike ashtu si dhe hepatiti A. Ka nje periudhe inkubacioni 40 ditesh (2-9 jave). Hepatiti E fulminant vrehet 1-4% te rasteve, kurse tek grate me barre 15-25%. Ka 4 Genotipe. Skema e transmetimit.
Po cila eshte lidhje gjenentike e ketij virusi ?. Per te shpjeguar kete fenomen shif skemen qe po paraqesim me poshte.
Skema tregon lidhjen midis genotipeve te ndryshme (per te gjithe Genotipet) si dhe brenda kesaj dhe te genotipeve 3 e 4, pergjegjes te patollogjise tek njerzit. Ne vazhdim te kesaj llogjike, virusi i Hepatitit E tek njerzit prek dhe kafshet, te cilat jane REZERVUARE. Me poshte paraqesim kafshet qe jane rezervuare te ketij virusi si me presence antitrupash ashtu dhe presence virusi. Keto te dhena flasin per rolin e kafsheve ne perhapjen e ketij virusi Zoonotik.
Rruget e perhapjes:
- Kontakti direkt me kafshet e infektuara
Ne baze te kontrolleve te bera tek punonjesit qe punojne ne komplekse e derrave (mjeke veterinere, kasape(shites ne dyqane te mishit te derrit, apo punonjes te thertoreve) eshte pare nje nivel i larte seroprevalence e ketij virusi.
USA 26%, Suedi 13%, Moldavi 51.5% dhe Hollande 11%. Po keshtu sipas (Renou et al. 2007), eshte vrejtur hepatitis akut pas kontaktit me derrat.
- Perdorimi i ushqimit te kontaminuar
Mish i paperpunuar mire nga derrat e shtepise si dhe mishi i derrit te eger, jane burim i prekjes se nje numuri personash ne Japoni. Melçia e derrave sipas shume autoreve nga USA, Hollanda, Japonia, Korea, dhe India, eshte burim i prezences se virusit ne perqindje respektive nga 11%, 6.5 %, 1.9%, 10.8% , 0.83%. Sallami i pergatitur nga melçia e derrave eshte burim i sigurt i Hepatitit E tek njerzit, pasi virusi eshte gjetur ne 7 kampione nga 12 te kontrolluar. Ne te gjitha rastet thuajse predominon Genotipi 3. Periudha e inkubacionit ne keto raste luhatet nga 40 deri ne 60 dite(kjo e fundit ne rastin e konsumimit te mishit te derrit te eger).
-
Te tjere faktore
Nje rol te rendesishem ne perhapjen e ketij infeksioni zoonotik lozin dhe midhjet, ujrat mbas konsumimit qe perdoren per trajtimin e bimeve, siperfaqia e ujit ne regjionet jo endemike, jashteqitjet e ujeshme te derrave si dhe luleshtrydhet.
Te dhenat e studimeve tregojne nje qarkullim te madh te HEV midis popullacionit human dhe te derrave, sidomos ne Britani. Ne veri te vendit prevalenca ne njerez eshte 33%, kurse ne derra 77%, ne jug ne njerez kjo prevalence eshte 67%, kurse ne derra 23 %.
Profesor Kristaq Bërxholi
Virolog – Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë – Shqipëri
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!