SI TE MBROJME KAFSHET TONA DHE ATO NE RRUGE NGA FISHEKZJARRET E VITIT TE RI
Fishekzjarret qe fillojne te shperthehen qe ne fillim te muajit krijojne panik te cdo lloj kafshe. Është e rëndësishme të kujtoni se kafshët kanë një perceptim të ndryshëm të zhurmës. Në qentë, për shembull, ndjenja e dëgjimit është dukshëm më e lartë se sa e njeriut. Përveç kësaj, një komponent i fishekzjarreve për ne margjinale, era qe krijojne, është veçanërisht e rëndësishme për qentë që janë në gjendje të nuhasin në një koncentrim prej një milion herë më shume se ajo që perceptohet nga njeriu dhe në një distancë për ne të paimagjinueshme. Imagjinonim se çfarë gjendje ankthi dhe terrori ndjejne e i shoqëron me shpërthimin e njëkohshëm të mijëra fishekzjarreve. Fishekzjarret shkaktojnë e rritin stimujt e sensibilizimit, ndodh një rritje progresive e frikës, pasi ata janë stimuj të intensitet të lartë, nuk mund të parashikohen, shfaqen në intervale të parregullta, dhe nuk ka mundësi ikjeje. Disa subjekte më të ndjeshme, përveç gjendjes fobike kur dëgjojnë fishekzjarret, gjithashtu zhvillojnë një gjendje ankthi gjatë periudhës para dhe pas përfundimit të vitit.
Çfarë mund të bëjmë, pra, për të ndihmuar miqtë tanë me katër këmbë në këtë sezon pushimi?
1) Ti mbajme sa me larg vendeve ku shperthejne fishekzjarret;
2) Mos ti lem ato vetëm, mund të ketë reagime të pakontrolluara dhe të plagosen, kështu që ju duhet të jeni afër tyre, mos e teproni me përqafime dhe përkëdheljet. Duhet te tregoheni te qetë dhe te lumtur, duke u përpjekur për tu terhequr vemendjen nëse është e mundur, me lodra, duke treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar;
3) A mos i lini në kopsht. Mbajini në shtëpi apo në një vend të sigurt madje edhe kafshët që zakonisht jetojnë jashtë, në mënyrë për të shmangur rrezikun e arratisjes;
4) Mbani pak lart volumin e radios ose televizionit në mënyrë per të mbytur zhurmat e fishekzjarreve që vijnë nga jashtë, duke mbyllur dritaret;
5) Le të strehoen ku te zgjedhin ata, edhe në qoftë se është një vend që normalisht është e ‘ndaluar’;
6) Gjatë shetitjeve mbajini mire me litarin e tyre, afer, jo te lire, për të parandaluar arratisjen diktuar nga frika.
7) Nëse 4-putroshi juaj eshte vecanerisht sensibel apo kardiopatik beni nje vizite te veterineri per ndonje qetesues;
8) Mos jepni qetesues pa keshillen e veterinerit, mund te jete me keq;
9) Mobilizoni publikun, dhe veçanërisht fëmijët, se si këto zhurma të panevojshme mund të jenë të dëmshme për kafshët. Çdo vit, fishekzjarret shkaktojne viktima njerëzore dhe te kafshët. Për fat të keq, në periudhën nga mesi i dhjetorit deri në fillim të janarit ne kemi marrë shumë raporte të kafshëve te plagosur e te humbur, është e rëndësishme që të gjithë te kuptojne se çfarë demesh sjellin.
Te bejme kerkese si shume qytete ne gjithe boten te ndalohen fishekzjarret.
Po kafshet qe jetojne ne rruge?
Kush do kafshet nuk hedh fishekzjarre.
Burimi informacionit:
Animal Rescue Albania
ARsA është një grup vullnetarësh që ndihmon në birësimin e kafshëve të pastreha. Për më shumë informacione si dhe adoptime të ndryshme kontaktoni me adresën e email: arsaadoptime@gmail.com