Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Qentë e ndihmës së shpejtë

Qershor 2021 :

-Vazhdojnë kërkimet në fatkeqësinë e ndodhur në Florida, ku një ndërtesë 12 katëshe u shemb (kolaps) nga amortizimi dhe shkaqe të tjera që janë ende duke u hetuar.
Afër 160 persona janë akoma nënrrënoja dhe nuk dihet fati i tyre. Grupet e emergjencës vazhdojnë të punojnë ditë dhe natë me shpresën se mund të ketë ndonjë të mbijetuar.
Përveç zjarrëfikësve në vendgjarje janë dhe ata që nuk mungojnë asnjëherë në fatkeqësi të tjera: qentë e shpëtimit.
Prej qindra vitesh qeni është përdorur për të shpëtuar jetë njerëzish në rrethana të ndryshme: nga termetet, ortekët, përmbyjtet, shpërthime dhe zjarre etj etj.

Dikush mund të pyesë se çfarë ndikon që e lejon qenin të ketë mundësi të dallojë shumë herë para kujdo, nëse ndodhen apo jo njerëz nën rrënojat e një ndërtese te shembur?
I pajisur me shqisa shumë më të zvilluara se njeriu, qeni është në gjëndje që të dëgjojë edhe kur dikush thërret me zerin e dobët apo rënkon në pamundësi për të bërtitur për ndihmë.

Dhe ajo që e bën qenin të mbinatyrshëm, të dobishëm është; nuhatja!
Qeni mund të nuhasë kudo që ka frymë njeriu sado pak të jetë, dhe kur e gjen (nuhat) atëhere leh vazhdimisht deri sa shoqëruesit e tij ta kuptojnë se aty gjendet një njeri dhe të përpiqen ta nxjerrin atë nga gërmadhat.
Një qen që përdoret në raste të emergjencave të tilla, stërvitet për rreth 2-3 vjet duke kryer një shkollë të mirëfilltë që e përgatit atë për rastet kur do të nevojitet ndihma e tij.
Sigurisht disa rraca kanë nuhatjen dhe dëgjimin më të theksuar se të tjerat, por nga kushdo dihet se pa dallim rrace, të gjithë qentë janë MIKU ME I MIRE I NJERIUT!

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare

JUNE 24: A Miami-Dade Fire Rescue person and a K-9 continue search and rescue operations in the partially collapsed 12-story Champlain Towers South condo building on June 24, 2021 in Surfside, Florida. It is unknown at this time how many people were injured as the search-and-rescue effort continues with rescue crews from across Miami-Dade and Broward counties. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)
URFSIDE, FLORIDA – JUNE 25: Members of the South Florida Urban Search and Rescue team look for possible survivors in the partially collapsed 12-story Champlain Towers South condo building on June 25, 2021 in Surfside, Florida. Over one hundred people are being reported as missing as search-and-rescue effort continues with rescue crews from across Miami-Dade and Broward counties. Joe Raedle/Getty Images/AFP (Photo by JOE RAEDLE / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)