Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Vaksinimi i kafshëve të egra kundër virusit të tërbimit me anën e vaksinës nga goja.

Vaksinimi i kafshëve të egra kundër virusit të tërbimit me anën e vaksinës nga goja.

Pra sic e keni dëgjuar tashmë dhe në media të ndryshme, filloi fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër virusit të tërbimit me anën e vaksinës orale ( nga goja).

Kjo nismë ndërmerret nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Bashkimin Europian.

Ky projekt kap shifrën 11 milion euro për vaksinimin e kafshëve të egra në 7 vende të ballkanit perëndimor, duke filluar fushatën me Kosovën në pranverën e vitit 2010 dhe më pas me përhapjen në shtetet e tjera: Kroaci, Bosnja dhe Hercegovina, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni si dhe së fundi në Shqipëri.

Shërbimi Veterinar Shtetëror do të jetë institucioni shqiptar përgjegjës për mbarëvajtjen e kësaj fushatë shumë të rëndësishme për vendin.

fushata Pranvere 2014

 

 

 

 

 

dhelpra e kuqeVaksinimi kundër tërbimit do të bëhet te dhelprat, që janë dhe burimi kryesor i tërbimit, sëmundje me pasoja fatale që transmetohet te qentë dhe te njeriu. Për vetë natyrën e vaksinimit, i gjithë procesi do të kryhet nga ajri, ku avionë të vegjël do të hedhin në mënyrë të kontrolluar një lloj vaksine që është e futur në ushqim të posaçëm për dhelprat. Vaksinat karrem do të hidhen për gjatë një periudhë 2-3 javore në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore. Vaksinimi bëhet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë. Për të arritur një imunizim të plotë të popullatës së dhelprave nga tërbimi është e nevojshme që vaksinime të tilla të bëhen për 5 vjet rresht.

Ballkanin PerwndimorKy lloj vaksinimi është kryer me këtë mënyrë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe tanimë me mbështetjen e Bashkimit Evropian po kryhet edhe në Shqipëri. Kështu, do të arrihet imunizimi nga tërbimi në të gjithë Ballkanin.

 

 

aeroplan i vogel per shperndarjen e vaksinesAvionët e vegjël, nëpërmjet makinerive speciale do të hedhin 20 vaksina për kilometër katror dhe gjatë fazës së parë do të shpërndahen rreth 500,000 vaksina karrem.

Ministria e Bujqësise për realizimin e këtij projekti do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me drejtorinë e Aviacionit Civil, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe me organe të tjera të specializuara.

vaksina e terbimit ne rruge oraleShëndeti i kafshëve shtëpiake dhe të egra është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i njerëzve. Një prej rreziqeve kryesore që kanë njerëzit janë sëmundjet, infeksionet dhe shqetësimet shëndetësore që kanë si burim kafshët.

 

Ndër të tjera në konferencën për shtyp Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shprehet:Ndodhemi përpara një sfide tjetër madhore, për të bërë të mundur kontrollin dhe parandalimin e një sëmundjeje jashtëzakonisht të rrezikshme, e cila është fatale në rast se shfaqet në njerëz, siç është “Sëmundja e Tërbimit”, dhe për këtë Shqipëria natyrisht bën pjesë në një fushatë rajonale për kontrollin e kësaj sëmundjeje. Shqipëria bëhet gati për të luajtur rolin e saj për të mbrojtur popullatën e saj natyrisht nga kjo sëmundje shumë e rrezikshme. U përmendën këtu disa element shumë të rëndësishëm teknik dhe strategjik që u përdorën për kontrollin e kësaj sëmundjeje. Elementi më thelbësorë është vaksinimi, vaksinimi synon parandalimin. Vaksinimi do të bëhet në popullatën e dhelprës së kuqe e cila është mbartësja kryesore e këtij infeksioni i cili kalon tek njerëzit.”

 

Kurse në fjalën e tij Z. Francois Begeot, drejtori i BE në Shqipëri për departamentin e reformave ekonomike dhe infrastrukturës, thotë se: Unë i referohem një semundjeje që është mjaft e rëndësishme dhe për mbrojtjen e njerëzve por në të njëjtën kohë do t’i referohem edhe një shkenctari të madh, i cili me punën e tij kërkimore  zbuloj virusin që shkaktonte tërbimin dhe ky shkencëtar i madh është Luis Postor, që të gjithë pjesmarrësit sigurisht e njohin. Ai ishte pastori që e zbuloj këtë sëmundje dhe që zbuloi faktin që kjo sëmundje ishte e transmetueshme tek njerëzit, dhe duke qënë e trasmetueshme, me punën e tij laboratorike, ai punoi për krijimin e kësaj vaksine, sepse më e rëndësishme është preventimi për përhapjen e sëmundjes tek njerëzit. Dua të theksoj që tërrbimi është një sëmundje zoonotike që është e pranishme në më shumë se 120 vende në të gjithë botën, e përhapur në të gjitha kontinentet dhe shkakton me mijra raste dhe prek sidomos popullsitë rurale. Nuk është fare e habitshme që 28 shtatori është shpallur Dita Ndërkombëtare e tërrbimit. Pra është kaq e rëndësishme sa 28 shtatori është pranuar botërisht të quhet Dita Ndërkombëtare e Tërbimit. Deri në fillim të viteve 90 ka qënë mjaft e vështirë, megjthë këtë eksperiencë që ekzistonte, sepse me metodat konvencionale nuk arrihej që të bëhej lufta kundër kësaj sëmundjeje, por pas kësaj pati avancime dhe progrese kërkimore shkencore. Pra t’i referohemi  disa shifrave, në periudhën që Evropa e bashkuar përbëhej nga 15 shtete anëtare rastet e tërrbimit ishin gati 11318, në vitin 90 dhe pastaj si rezultat i masave, të programimeve dhe vaksinimeve në vitin 2013 pati vetëm 56 raste. Më lëjoni të theksoj dhe t’ju përmend që në vitin 19991 Holanda u konsiderua e lirë, po kështu edhe Italia në vitin 1997, Zvicra në vitin 1998, Franca në vitin 2000, Belgjika dhe Luksemburgu në vitin 2001, Republika Çeke në 2004 dhe Republika Federale Gjermane në vitin 2008 së bashku me Austrinë, të cilët u deklaruan në mënyrë zyrtare të lira, të pastra nga sëmundja e tërbimit. I thash këto raste për pjesmarrësit për dy arsye, e para është se ekziston mundësia e çrrënjosjes së kësaj sëmundje për të thënë që ekziston mundësia që kjo smudje dhe arsyeja e dytë, që ju do të shikoni edhe më vonë , ku në sajë tq fushatës dhe objektivave që ka vendosur qeveria, brenda një periudhe do të arrihen rezultate të mira për kontrolli, luftimin e kësaj sëmundje”

Duke vlerësuar seriozisht sëmundjen virusit të tërbimit që prej vitit 2010 forumi Mjekësia Veterinare Shqiptare, me anën e revistës elektronike “Veterineret”, gjithmonë ka sjellë artikuj edukative dhe informues rreth sëmundjes së Tërbimit. Lexoni disa prej tyre

-Tërbimi/TËRBIMI (Një vështrim i shkurtër i sëmundjes)- Pjesa e parë, –Pjesa e dytë, –Tërbimi në Shqipëri: Vështrim Historik .

 

Përfitojmë nga rasti të kujtojmë të gjithë pronarët se vaksinimi i kafshëve të shoqërimit është një obligim dhe detyrë e secilit. Vaksinat mundet ti gjeni në c’do klinikë veterinare.

VAKSINONI KAFSHET, RUANI VETEN DHE FAMILJEN TUAJ!

 

Burimi informacionit : veterineret.com, / bujqesia.gov.al, /web.oie.int


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: