Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Rraca e lopëve Simental (Simmental)

Rraca e lopëve Simental (Simmental) apo e njohur ndryshe dhe me emrin Swiss Fleckvieh është një rracë e lopëve me prejardhje nga Zvicra dhe më konketisht e njohur në zonën përgjatë lumit Simmer në krahinën e Bernës në Zvicër.

Rraca e lopëve Simmental është njëra ndër racat më të vjetra dhe më të shpërndara nga të gjitha racat tjera në të gjitha kontinentet. Kopeja e parë e kësaj race daton që nga viti 1806 por ka shkrime se edhe me herët është folur për lopën e kuqe dhe të bardhë, në të dhënat kishtare dhe laike pronësore të Zvicrës perëndimore. Këto kafshë të kuqe me të bardhë, ishin shumë të kërkuara për shkak  të zhvillimit dhe rritjes së shpejtë të tyre, prodhim dhe cilësi të shkëlqyer  të qumështit nga i cili prodhohej gjalpë dhe djathë i cilësisë së lartë si dhe sasisë së madhe të mishit me cilësi shumë të lartë.

Që nga origjina e saj në Zvicër, kjo racë është përhapur në të gjitha kontinentet. Sot llogaritët se janë rreth  40 deri  60 milionë krerë të racës Simmental në mbarë botën dhe më shumë se gjysma e tyre janë në Evropë.

Raca Simmental është e njohur nga një shumëllojshmëri e emrave, duke përfshirë “Fleckvieh” në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si dhe shumë vende të tjera evropiane “PieRouge”, dhe “Abondance” në Francë si dhe “PezzataRossa” në Itali. Emri Simmental rrjedh nga vendi i origjinës së tyre nga lugina Simme e Zvicrës. Në gjermanisht, Thal ose Tal do të thotë luginë, pra emri fjalë për fjalë do të thotë “SimmeValley”.

Karakteristikat e racës Simmental (Fleckvieh)

Rraca Simmental në fillim ka qenë një racë me prodhimtari të kombinuar mish – qumësht, që dominante të kjo racë ka qenë mishi, e më pas qumështi me një cilësi të lartë. Kurse sot performancat e kësaj race janë duke u përmirësuar vazhdimisht dhe pothuajse është e vështirë të gjinden kope me prodhimtari të kombinuar mish – qumësht, sepse duke qenë të interesuar ta kenë një lopë simmental me prodhimtari më të lartë të qumështit, shkencëtarët kanë arritur me seleksionim dhe kryqëzim të krijojnë një racë Simmental ku tani prodhimtaria e saj është qumësht – mish.

 

Karakteristikat më të rëndësishme janë:

  • Rraca Simmental është rracë e fortë me kondicion të shkëlqyer

  • Pesha e gjallë të kjo racë sillet 650- 850 kg

  • Bënë pjesë në racat me prodhimtari të kombinuar

  • Rraca Simmental shumë lehtë përshtatet në kushte të ndryshme të mbajtjes

  • Karakterizohet me pjellje të lehta dhe me shtim të madh të viçave  pas lindjes

  • Kanë probleme shumë të vogla me thundra

  • Kjo rracë vazhdon me përmirësimin e përformancës deri në laktacionin e pestë

  • Probleme shumë të vogla me mastitis, gjirin shumë të shëndetshëm me një mesatare të numrit të  qelizave somatike me më pak se 180000 nëpër të gjitha laktacionet.

  • Në varësi të menaxhimit, kushteve natyrore dhe të ushqyerit sot ekzistojnë tufa me prodhimtari të qumështit deri në 7000 kg me 4.2% yndyrë, dhe proteina 3.7%

  • Shtimi ditor te viçat e kësaj rrace është 1300-1500 gr me një cilësi shumë të mirë të mishit

Është shumë me rëndësi se kjo rracë është e përhapur edhe në vendin tonë dhe me lehtësi i përballon kushtet tona dhe një numër i madh i fermerëve në fermat e tyre përcaktohen për mbarështimin e kësaj rrace, duke shfrytëzuar potencialin e lartë të qumështit dhe mishit.

 

Burimi informacionit: