Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Rhinotrakeiti Infektiv i Gjedhit (RIGJ-IBR) -pjesa e dytё

Rhinotrakeiti Infektiv i Gjedhit (RIGJ-IBR) -pjesa e dytё

gjedh

RHINOTRAKEITI INFEKTIV I GJEDHIT

(RIGJ-IBR)

       Prof. Kristaq BERXHOLI

Fak.Mjek.Veterinare-Tiranё

Diagnoza e RIGJ-IBR (Rhinotrakeitit infektiv tё gjedhit)

Shёnat klinike tё  RTGJ (rhinotrakeitit infektiv tё gjedhit), apo si njifet nё gjuhёn shkencore IBR, janё tregues pёr prezencёn e kёtij infeksioni, porse kёrkohen teste laboratorike pёr tё pёrcaktuar definitivisht diagnozёn. Shёnjat klinike janё njё sinjal (sidomos tek viçat e rinj nё vend mbajtjen e pёrbashkёt tё tyre) si dhe tregues pёr prezencёn e  BoHV-1. Por duke qёnё se ka dhe shumё sёmundje tё tjera respiratore tё cilat shkaktojnё shёnja tё njёjta apo dhe tё pёrafёrta me  tё ahere ajo qё bёn diferencimin ёshtё vetёm diagnoza laboratorike. Gjithashtu duke qёnё se ka dhe shumё infeksione bakteriale konkurente si ( Pasteurella multocida, Mannheimia haemolytica etc), domosdoshmёria e diagnozёs jo vetёm virale por edhe bakteriale bёhet dhe mё evidente.

Diagnoza e sёmundjes bёhet me teste tё tilla si seroneutralizimi, pёr tё cilёn kёrkohen serume çifte nga i njёti gjedhё qё do tё thotё serumi i marё  menjёherё mbas shfaqjes sё sёmundjes duhet tё rimeret mbas 21-28 ditёsh. Testi mё i pёrshtatshёm dhe  praktik e qё pёr njё kohё tё shkurtёr  mund tё kontrollohen njё numur i madh serumesh ёshtё ELISA.

Ne, nё laboratorin e virologjisё pranё FMV, kemi pёrdorur pikёrisht testin ELISA, ku kemi pёrcaktuar prezencёn e kёtij infeksioni nё vendin tonё, tё pёrhapur thuajse nё tё gjithё vendin me pёrqindje tё ndryshme  bile nё disa rrethe dhe me pёrqindje mbi 50 % tё kafshёve tё kontrolluara.

Ndihmesё nё vendosjen e diagnozёs janё dhe tё dhёnat anatomopatollogjike si: Kongjestion i trakese dhe prezenca nё mukozёn trakeale tё hemorragjive petekiale. Lezionet inflamatore zakonisht  nuk vrehen nё rruget e frymёmarjes, po ato vihen re nё  brёndёsi tё mushkёrisё. Po kёshtu si pasojё e infeksioneve sekondare bakteriale vihen re dhe lezione pustulare.

 

Kontrolli i infeksionit tё  BoHV-1 nё gjedhё

BoHV-1 prek shёndetin dhe produktivitetin e kafshёve (gjedhit) si ato tё prodhimit tё qumёshtit dhe tё mishit. Pёr kёtё, ёshtё e domosdoshme, qё nё rastin kur nё tufёn qё mbarёshton fermeri, vrehet prezenca e kёtij infeksioni duhet  tё aplikohet njё program i cili jo vetёm tё kontrollojё BoHV-1 por edhe ta çrrёnjosё atё  duke mbajtur kёshtu fermёn, regjionin dhe vendin tё lirё nga ka virus.

Masat e kontrollit duhet tё fokusohen nё kёto nivele qё pasojnё:

  1. Fermat tregёtare
  2. Qendrat e ndёrzimit artificial
  3. Kompanitё e transferimit tё embrioneve

Nё sejcilin nivel vaksinimi dhe biosiguria luajnё njё rol sinjifikativ. Pёrpara se sa tё aplikohet ky program, me masat e kontrollit pёrkatёs pёr BoHV-1 nё çdo nivel, ёshtё e domosdoshme qё tё gjёndet burimi i mundshёm i infeksionit, i cili ndikon dukshёm nё zgjedhjen  e programit  tё kontrollit.

Masat e kontrollit nё fermat tregёtare

Qёllimi i aplikimit tё  sejcilit program pёr  BoHV-1 duhet tё ketё si objektiv : reduktimin e virusit qarkullues nё vatrat sero-pozitive nёpёrmjet vaksinimit dhe tё parandalojnё futjen e virusit nё fermё nёpёrmjet masave strikte tё biosigurisё.

 

Reduktimi i virusit qarkullues nё vatёr

Reduktimi i virusit qarkullues nё vatёr mund tё arrihet me futjen e programit tё vaksinimit dhe therjen progresive qё janё evidentuar si burim potencial i virusit nё fjalё. Nё fermat me prevalencё shumё tё ulёt, therja pa vaksinim mund tё jetё njё opsion, megjithatё nё shumicёn e fermave  si pasojё e prevalencёs sё lartё  nuk ёshtё ekonomikisht e thjeshtё  qё tё therёsh tё gjitha kafshёt seropozitive.

 

Vaksimi  kundёr BoHV-1

Nё rastin e shёndetёsimit tё tufёs, pёrdorimi i vaksinave me marker(shёnjues) ёshtё i rekomandueshёm, ndёrsa pёrdorimi i vaksinёs jo me marker, kjo nuk ёshtё e pёrshtatёshme pёr  shёndetёsimin pёr shkak se gjatё kontrollit pёr gjetjen e kafshёve pozitivite ne nuk jemi nё gjёndje qё tё diferencojmё kafshёt e vaksinuara nga ato tё pavaksinuara, gjё e cila bёhet shumё mirё dhe shumё lehtё mё vaksinёn me marker. Kafshёt duhet tё vaksinohёn dy herё nё vit. Si praktikё  e zakonshme rekomandohet qё vaksinimi i parё tё bёhet nё fillim tё vjeshtёs dhe i dyti nё pranverё. Si vaksinё , mё e preferueshmja ёshtё vaksina e gjallё, kundrejt asaj tё  vdekur, pёr shkak tё superioritetit  tё mbrojtjes efikase dhe njё rolit madhor qё ajo luan nё reduktimin e qarkullimit tё virusit.

 

 

Parandalimi i futjes sё BoHV-1 nё fermё

Biosiguria

Ёshtё mjaft e rёndёsishme qё nё fermёn pёrkatёse tё aplikohen masa tё forta tё biosigurisё, sidomos nё periudhёn e karantinёs.

 

Karantina

Karantina , nё kёtё rast, nёnkupton ndalimin e hyrjes dhe daljeve tё pakontrolluara  nё fermё. Po kёshtu nё kёtё periudhё nuk duhet tё futen nё fermё kafshё me status serologjik tё pa njohur kundrejt virusit. Zёvёndёsimi i kafshёve nё fermё duhet tё bёhet me kafshё  nga ferma tё lira nga ky infeksion, por megjithatё, tё tilla kafshё,  duhet tё mbahen pёr njё periudhё kohe nё karantinё gjatё sё cilёs ato duhet tё testohen pёr prezencёn ose jo tё  BoHV-1 si dhe tё kontrollohen vazhdimisht pёr mundёsinё e shfaqjes sё shёnjave klinike. Kjo bёhet pёr arsye se, egziston mundёsia e infeksioneve tё qeta tё cilat shfaqen nё periudha tё ndryshme kohe nga ajo qё nё bejmё kontrollin. Kontrolli serollogjik kryhet  me serume çifte nё interval prej 21-28 ditёsh nga njeri tjetri. Kafshёt seropozitive, pamvarёsisht se nuk mund tё kenё shёnja klinike, ato nuk duhet tё futen nё tufё, pёr shkak sё ato janё potencialisht tё mundёshme pёr eliminimin e virusit pёr njё kohё tё gjatё.

Gjatё kёsaj periudhё pakёsohen nё mёnyrё tё theksuar vizitorёt e mundshёm. Nё rastet e domosdoshme ata duhet tё jenё pajisur me kёpucё llastiku(shoshone) si dhe me kominoshe ose pёrparse. Nё hyrje tё fermёs,  si dhe nё hyrje tё stallave (tё sejcilёs kategori tё kafshёve), duhet tё ketё vaska me dezinfektues ku personat e domosdoshёm qё do tё hyjnё nё to paraprakisht  tё dezinfektojnё  kёmbёt.  Si rregull, makinat, duhet tё parkojnё jashtё fermёs, ndёrsa nё rastet kur ёshtё e domosdoshme qё ato duhet tё hyjnё  brёnda saj(pёr sjelljen e ushqimeve, marrjen e produkteve tё ndryshme etj), ahere rrotat e tyre duhet tё dezinfektohen nё vaska tё posacme tё ndёrtuara ne anёn e jashtё tё hyrjes kryesore dhe qё vazhdojnё  dhe brёnda saj.  Kafshёt e vdekura duhet tё eliminohen jashtё fermёs  nёpёrmjet djegjes apo dёrgimit pёr pёrpunim, konform ligjit tё shёrbimit veterinar.

Masat e kontrollit nё qendrat e ndёrzimit artificial

Menaxhimi i qendrave tё ndёrzimit artificial duhet tё bёhet nё mёnyrё tё atillё qё tё sigurojё  qё vetёm kafshёt e shёndosha tё cilat nuk eliminojnё virus ose nuk janё potencialisht eliuminues tё virusit, tё futen nё kёtё qendёr dhe vetёm sperma e cila ёshtё e sigurt se nuk pёrmban virusin  BoHV-1 duhet tё pёrdoret pёr tregёtim pёr ndёrzim artificial.

Direktiva e EU(EU Directive 88/407/EEG) kёrkon qё tё gjitha kafshёt qё do tё futen  nё kёto qendra duhet tё jenё negative pёr disa sёmundje qysh nё moshёn 6 muajsh e lartё. Nё rastin kur vetёm viçat janё zgjedhur nga fermat zyrtarisht negative,  kundret njё numur sёmundjesh tё pёrmёndura nё listёn A dhe B tё OIE, mund tё futen nё system edhe mё tё rinj se 6 muajsh, porse ata duhet tё jenё tё pastёrt nga sёmundjet veneriane si dhe duhet tё kontrollohen individualisht pёr BoHV-1, BVD dhe leptospirozё, ku duhet tё jenё negativё. Vetёm kёshtu  plotёsohen kriteret e pranuara nga EU pёr kёto qendra tё ndёrzimit artificial.

 

Kontrolli i transmetimit tё BoHV-1 nёpёrmjet spermёs

BoHV-1 mund tё transmetohet edhe nёpёrmjet spermёs nga demat e infektuar ose me infeksion latent. Virusi nuk inaktivohet duke u mbajtur nё azotin e lёngshёm dhe kёshtu transferohet gjatё inseminimit artificial tek lopёt apo mushqerat duke i infektuar ato.  Pёr kёtё arsye kontrolli i vazhdueshёm i demave pёr pastёrti kundrejt virusit nё fjalё, siguron pastёrtinё e spermёs. Kontrolli vetёm i spermёs,  pёr prezencё virusi, ёshtё i vёshtirё  qё tё garantojё pastёrtinё e saj, pёr shkak se gjetja e kohёs se kur kafshёt (demat) eliminojnё virusin me spermёn ёshtё jashtёzakonisht e vёshtirё. Ajo ndodh vazhdimisht e nё mёnyrё tё herёpashershme. Krahas kёsaj dhe nё rastet e formave latent tё infeksionit, sidomos kur demat trajtohen me kortikosteroidё, riaktivizohet eliminimi i virusit me spermё.

 

Reziku i transmetimit tё  BoHV-1 dhe transferimi i embrioneve

Transmetimi i BoHV-1 gjatё transferimit tё embrioneve mbetet i paqartё. Megjithatё ka mjaft mendime se si mund  ky virus tё transmetohet kёtu po pёrmёndim disa prej tyre: Nёpёrmjet oocysteve dhe embrioneve nga gjedhёt e infektuara nga forma akute e infeksionit ose  forma latent e tij, nga sperma e marrё nga demat me infeksion akut ose latent, nga linjat qelizore qё pёrdoren pёr Oocystet /embrio kulturё, nga terrenet apo serumi fetal me orgjinё nga gjedhi qё pёrdoret  nё terrenet kulturale apo nga albumina e serumit tё gjedhit etj. Duke qёnё se  ka shumё mundёsi pёr transmetimin e virusit  nёpёrmjet transferimit tё embrioneve rekomandohet qё tё rritet kujdesi nё kёto raste transferimesh.

Ky artikull u pёrgatit nga Prof. Kristaq BERXHOLI

                          Fakulteti Mjekёsisё Veterinare-Tiranё UBT

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit.

Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com

 


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: