Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Evitoni kafshimet nga qeni.

foto ilustruese

Pronarët e qenve ,ata që mbajnë qen në shtëpitë e tyre, ka më shumë të ngjarë të kafshohen nga një qen i panjohur, sesa personat qe nuk kanë qen.

Kjo ka një kuptim , sepse njerzit që kanë qen janë mësuar tashmë si të përkedhelin dhe shpesh i afrohen një qeni të panjohur për ta përkëdhelur atë , prandaj tek ta rritet më shumë rreziku i kafshimit.Gjithsesi kjo nuk është e nevojshme të ndodhë.Nëse ju jeni një dashamirës i qenve , një person që i njeh mirë sjelljet e qenve atëhere ju mund të ulni rrezikun për tu kafshuar nga një qen i panjohur.

Ajo se c’farë dëshironi të bëni , kur i afroheni një qeni të panjohur , duhet të bëhet e qartë që në fillim.Doni thjesht ta përkëdhelni atë? Atëhere hapi i parë duhet të jetë ; të pyetet pronari nëse qeni është miqësor dhe a mund ta përkëdhelësh atë.Nëse pronari ju jep lejën për të përkedhelur qenin , jepi disa caste kohë dhe qenit që të mund të kuptojë arsyen pse po i afrohesh.Pronari i kafshës është ai që do ta mund të kuptojë i pari situatën për momentin apo nëse prania juaj po e bën nervoz dhe të rrezikshëm qenin e tyre.

Disa qen për shkak të stimulimit të madh , mund të bëhen nervozë dhe agresivë nëse ndodhen në ambjente të zhurmshme si psh park, klinika veterinare , rrugë ku ka lëvizje  etj.Është gjithashtu normale që disa qen të kenë probleme me disa tipe të caktuar njerzish.Prania e burrave ose fëmijëve të vegjël , mund ti frikësojë dhe bëjë nervozë disa qen , të cilët mund të tregojnë shenja agresiviteti ndaj këtyre njerëzve.Pronarët të cilët e njohin mirë qenin e tyre duhet te jenë në gjëndje të kuptojnë sesi do të mund të reagojë qeni i tyre në një situatë të tillë.

Pasi ju merrni aprovimin nga pronari për tu afruar tek qeni gjithmonë “kontrolloni dy herë “Kontrolli juaj i dytë është momenti kur ju shikoni me kujdes sjelljen dhe reagimin që tregon qeni.Nëse pronari vetë nuk e njeh mirë sjelljen e qenit të tij sesi mund të reagojë , atëhere ju mund të jeni një viktimë e nje kafshimi prej qenit.

Kur ju shikoni shprehjen e fytyrës së qenit dhe vëreni se qeni i ka veshët të drejtuar para , mund t’ju shohe drejt , e ka trupin të lirshëm dhe tund bishtin , atëhere mund të kuptohet se ky është një qen që dëshiron të ketë vëmendjen dhe përkedheljen tuaj, dhe ai do t’ju afrohet me jo shume hezitim.

Qentë që janë të frikësuar janë potencialisht të rrezikshëm për shkak të agresionit prej frikës.

Shprehja e mimikës së një qeni të frikësuar mund të përfshijë ; veshët që janë të tërhequr prapa , sytë që shmangin kontaktin me sytë tuaj, dhe koka e kthyer në drejtim të kundërt me ju.Qëndrimi i trupit mund të jetë “gati për sulm” , qeni mund të ulet në tokë dhe të mbajë bishtin e mbeldhur midis këmbëve. Në ato raste kur shfaqin më shumë agresion fillojnë dhe tregojnë dhëmbët.
Këta qen nuk duhet të preken pasi prezenca juaj po shkakton ankth tek ta dhe një qen që është mjaft i shqetësuar mund të reagojë me agresivitet.

Pavarësisht nga shkaqe të ndryshme të shkaktimit të agresionit , qentë që janë agresivë duken njësoj.Veshët tërhiqen mbrapa , sytë të janë ngulur me shikim të drejpërdrejtë në disa raste duke treguar dhe dhëmbët në të njëjtën kohë.

Trupi mund të marrë një pozicion gati për sulm , bishti ngrihet me majën e drejtuar lart , apo në disa raste një qen agresiv mund ta tundë bishtin e tij të ngrirë.Kjo nuk do të thotë se ai është miqësor ;thjesht do të thotë se qeni është i nxehur me ju.Shpesh këtyre qenve ju “ngrihen qimet përpjetë ” nga inati , c’ka do të thotë se qimet në pjesën e kurrizit  ( por sidomos mbi supe ) do t’ju ngrihen përpjetë.

Anjëherë mos ju afro një qeni që ka një pamje të tillë , pasi ata janë të sigurt që të mos lejojnë një mirëkuptim dhe bashkëpunim midis jush.Është e rëndësishme të jemi në gjendje të identifikojmë situatat në të cilat mund ta gjejmë veten kur të jemi përballë një qeni agresiv.

Kryesisht qeni nuk ka piksynim të ketë një konflikt me njëriun , kjo është dhe arsyeja qe qeni paralajmëron me anën e shënjave të sipërpërmendura.Këto janë shënja për të tërhequr vëmendjen tuaj në mënyrë që të shmangen kafshimet.

Qentë janë zakonisht posesivë ndaj ushqimit dhe sendeve apo lodrave të tyre të preferuara.Shmangni marrjen apo prekjen e tyre, apo një pjate me ushqim  nga një qen që nuk e njohim.Kjo gjithashtu ka të bëjë me posedimin territorial.Mos shkel në territorin e qenit , me mirë prit deri sa qeni afrohet tek ty.Qeni nuk e di qëllimin tuaj dhe mund t’ju shohë ju thjesht si shkelës të territorit të tij .

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të përpiqeni që asnjëherë të mos ndërhyni për të ndarë dy qen që ndeshen ( zihen ) midis tyre.Ju padashje mund të ngeleni i kafshuar nga ky veprim.

Dhe së fundi këshillojmë që të jeni shumë i/e kujdesëshm/e kur i afroheni një qeni që ka dhimbjeje.Toleranca tek këta qen zakonisht është tej mase e ulur , dhe qeni mund të kafshojë thjesht si për mekanizëm të mbrojtjes.

Megjithëse qeni është i zbutur prej shumë kohësh tashmë , përsëri ne nuk mund ta ndajmë atë nga paraardhësit e egër të tij.

Kur i afroheni një qeni të panjohur të kemi parasysh se gjithmonë egziston mundësia se mund të ngeleni i kafshuar prej tij.

Sigurohuni fillimisht duke folur me pronarin e tij , dhe pastaj mund të marrësh në konsideratë sjelljen e qenit.

Shmangni takimet dhe përqasjet me qen të panjohur në situata të vecanta si psh kur ata janë duke ngrënë.

Mbi të gjitha nëse jeni i pasigurtë se kush do të jetë kundërpergjigja e një qeni dhe ndjeheni nervoz , më mirë mos e përkedhelni fare atë duke ruajtur kështu veten tuaj.

Burimi informacionit yahoo.com

Përgatiti për revistën “Mjekësia Veterinare Shqitare” MV Egli Ozuni

Nuk lejohet ripublikimi i ketij materiali pa lejen e redaksise!


Na shkruani