Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » BOO, qenushi më i famshëm në internet

BOO, qenushi më i famshëm në internet

Dikush na sugjeroi të vizitojmë faqen e qenushti BOO (lexohet : BU )në rrjetin social facebook. Bëmë një vizitë dhe në faqe të parë na doli një qenush Pomeranian simpatik dhe me pamjen e një lodre pellushi . Një faqe e mbushur me foto dhe qindra-mijra “like” nga fansat e tij nëpër botë.Por ajo që na tërhoqi vëmendjen dhe na shtyu të mësojmë dicka më shumë rreth këtij qenushi të bukur, ishin fansat e tij të cilët ishin dicka më shumë se 5 milion ( më shumë se shumica e disa këngëtareve dhe V.I.P-ave te tjerë televizivë, apo jo ?) .Vërtet një qenush i bukur ky BOO ( BU) , por si mundi të bëhej kaq i famshëm që të merrte pjesë në show-t më të mëdha televizivë në USA dhe të ftohej të merrte pjesë nëpër evenimente botërore ?

BOO u bë i fashmëm që prej Tetorit 2010, kur një prej motrave Kardiashian do të shkruante në blogun e saj: ” O zot, sapo zbulova këtë qenushin e quajtur Boo në facebook dhe seriozisht kam rënë në dashuri me të. Këtë mrekulli desha që ta ndaj me ju të gjithë. Nëse jeni në facebook shkoni të gjithë dhe vizitojeni dhe pëlqejeni profilin e tij , pasi është më shumë sesa i mrekullueshëm.Sa do të dëshiroja ta kisha unë këtë qenush”

Dhe keshtu u vendos e ardhmja e qenushit BOO. Ai do të bëhej i famshëm në një kohë të shkurtër , Shumë prej televizioneve më të njohur, nxituan për të përgatitur emisione rreth Boo , intervista me të dhe pronaren e tij , duke e shtuar akoma më shume famën e këtij qenushi me fat. Fotot e tij shumë shpejt u përhapen kudo . Firmat e rrobave nxituan të nxjerrin rroba me fotot e tij. Lodra të shumta, qenush pellushi u përhapën kudo , canta të madhesive të ndryshme , artikujt në revista dhe gazetat prestigjoze e cuan më tej famën e tij ( dhe të ardhurat materiale sigurisht ).
Pra tashmë ai ka rreth 5 milion fansa në rrjetin social facebook , ka librin e tij të foto grafive të titulluar “Boo, jeta e qenit më tërheqës në botë”. Gjithashtu Boo është zgjedhur ikona e kompanisë së fluturimit “Virgin America” .

Ky qenush vetëm 6 vjecar duket se nuk do të mund ta ndalojë përhapjen e famës së tij. Pronarja e tij thotë : Të them të vërtetën nuk e kisha menduar kurrë që fama e tij do të merrte këto përmasa që mori. Rreth pranverës së vitit 2009 hapa një llogari me emrin e tij në rrjetin social facebook , dhe bashkë me shoqet komentonim fotot e tij . Këtë e filluam si lojë , por paraqitja e tij nuk u la pa u zbuluar ” Pronarja e tij thotë se duke parë sa shumë kërkesa dhe sa të etur janë fansat e tij për foto , ajo vazhdimisht poston foto të reja. “Përpiqem të postoj dy herë në javë , sa herë kur ai bën ndonjë gjë interesante nëpër shtëpi ”

Dhe sigurisht Boo e ka të qartë sa i famshëm është bërë , dhe ka sjelljen e një njeriu të famëshëm kudo ai shkon.
Në profilin e tij në facebook lexuam : ” Quhem BOO, jam një qenush , jeta është e bukur ”

 Po ju si mendoni a është e bukur jeta për qenushin BOO ?


Na shkruani