
Në periudhën e dimrit, një nga problemet më të shpeshta që hasim në praktikën veterinare janë sëmundjet e shkaktuara nga ushqimet e dëmtuara. Lagështia, të ftohtit dhe ngricat bëjnë që foragjeret, koncentratet dhe silazhi të:
-myken
-kalben
-ngrijnë dhe degradohen
-prodhojnë toksina (mykotoksina)
Këto ushqime nuk humbasin vetëm vlerën ushqyese por ato kthehen në helm për kafshët.
Çfarë ndodh kur kafshët hanë ushqim të mykur ose të prishur?
Ushqimet e dëmtuara shkaktojnë:
-rënie oreksi
-diarre, fryrje, acidozë
-aborte te lopët dhe delet
-dëmtime të mëlçisë
-rënie të prodhimit të qumështit
-ngordhje të papritura në raste të rënda
Këto janë raste që i hasim çdo dimër në fermat shqiptare.
Këshilla praktike për fermerët
1.Ruani ushqimet në ambiente të thata dhe të mbuluara
-Sana, kashta dhe koncentratet nuk duhet të prekin tokën
-Përdorni paleta druri ose beton
-Mos lejoni lagështirë dhe shi
2. Mbroni ushqimin nga ngricat
Ushqimet e ngrira humbasin strukturën dhe cilësinë
Sidomos silazhi dhe panxhari i ngrirë janë shumë të rrezikshëm për shëndetin e kafshëve.
3. Kontrolloni çdo ditë
Nëse shihni:
-njolla jeshile, të zeza ose gri
-erë myku ose fermentimi
-ushqim të ngjitshëm ose të butë
Mos ia jepni kafshëve hidheni menjëherë.
4. Mos përzieni ushqimin e mirë me atë të keq
Një pjesë e mykur ndot gjithë sasinë.
5. Silazhi duhet të jetë hermetik
-Mbajeni të mbuluar
-Hapeni gradualisht
-Mos lejoni ajrin të hyjë brenda
Mos harroni:
Më mirë të humbni pak ushqim sesa të humbni një kafshë.
Shpenzimi për ushqim të hedhur është shumë më i vogël se humbja nga sëmundjet, abortet dhe ngordhjet.
Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare