A keni ndonjë eksperiencë me brucelozen? Nëse përgjigja juaj është “PO” atëhere ju shumë mirë e dini se çfarë problemesh sjell kjo sëmundje.
Por nëse përgjigja juaj është “JO” , atëhere ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm të sjellë nga Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Bruçeloza është një sëmundje bakteriale e kafshëve shkaktuar nga bakteria e familjes Brucella. Egzitojnë lloje të ndryshme të bakteries Brucella ku do të përmendim:
1)Brucella Abortus që prek gjedhin- B.abortus
2) Brucella ovis që prek dhentë – Ovine brucellosis
3) Brucella melitensis që prek femrat e dhive dhe femrat e dhenve -Caprine brucellosis
4) Brucella suis që prek derrat – Swine brucellosis
5) Brucella canis që prek qenin – Canine brucellosis
6)Brucella marine prek gjitarët e ujit-Marine mammal brucellosis
Eshtë një sëmundje tepër e rëndësishme Zoonoze (përveç ovine brucellosis) me një rrezikshmëri të lartë përhapje nga kafsha tek njeriu në rrugë të ndryshme; duke konsumuar qumështin e pazjerë (bakteria e bruçella lokalizohet në gjëndrat e qumështit) ose mishin e pagatuar mirë, të kafshëve të prekura (gjedh, dhen, dhi, etj) ose në rruge direkte me prekjen e sekrecioneve të kontaminuara.
Fatkeqësisht mjaft e përhapur në rajonin tonë.
Brucella abortus haset shpesh dhe njihet me emra si; “Ethet e Maltës”, “Sëmundja Bang”, “Ethja Ondulante””Temperatura me origjinë të panjohur” etj.
Brucella është sëmundja zoonoze me përhapje më të gjërë në të gjithë botën dhe ka shumë rëndësi për shëndetin publik dhe problemet që sjell tek vendet që kanë kafshë të prekura.
Kryesisht preken blegtorët si dhe Mjekët Veterinë, pra personat që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët.
Kush janë simptomat në kafshët e prekura me brucellosis?
–Kafshët e prekura rishtas, abortojnë ose lindin viça primaturë në fund periudhën e barsëmërisë (dështim enzootik)
–Formimi i masave ose noduleve dhe lezioneve të ndryshme në organet gjenetale, nyjet, mëlçi dhe gjëndrat e qumështit
–Bursite seroze në kycet dhe nyjet
–Pjellje të paplanifikuar
–Pjellja e viçave të dobët
–Placenta ngelet brenda
–Vështirë për të mbajtur
–Kafshët e prekura bëhen sterile
–Entje të testikujve (2 testikuj të formave të ndryshme)
–Autopsia e viçave të abortuar tregon shënja penumonie dhe nekroza (inde dhe qeliza të ngordhura) të mëlcisë dhe fetusit
