Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Riprodhimi dhe gjenetika » Faktorët Kryesorë të Humbjes së Mbarsmërisë tek Lopët

Faktorët Kryesorë të Humbjes së Mbarsmërisë tek Lopët

Fatkeqësisht për shumë fermerë viçi është fitimi i vetëm nga mbajtja e një lope, ndaj humbja e hershme e mbarsmërisë tek lopët përfaqëson një nga sfidat më të mëdha riprodhuese për fermerin shqiptar.

Kjo humbje ndodh zakonisht gjatë 30–45 ditëve të para pas mbaresimit, shpesh pa shenja klinike të dukshme.

Në kushtet e Shqipërisë, ku shumica e fermave janë të vogla ose të mesme dhe menaxhimi është shpesh tradicional, faktorët që ndikojnë në humbjen embrionale janë të lidhur ngushtë me ushqyerjen, klimën, higjienën dhe praktikën e mbarsimit.

Humbja e hershme e barsmërisë përkufizohet si ngordhja e embrionit nga fekondimi deri në rreth ditën e 45-të të mbarsmerisë.

Shumica e rasteve ndodhin para ditës së 17-të, në fazën e njohjes maternale të mbarsmerisë.

Faktorët kryesorë që ndikojnë humbjen e hershme të mbarsmërisë

Cilësia e embrionit varet nga:

  • gjëndja trupore e lopës,
  • cilësia e spermës,
  • koha e saktë e mbarësimit.

Në praktikë, shpesh vërehet:

  • ndërzimi në kohë jo optimale të afshit,
  • ruajtje jo korrekte e dozave të spermës,
  • stres i lopës në momentin e mbarësimit.

Këta faktorë çojnë në embrione të dobëta, të cilat nuk arrijnë të mbijetojnë fazat e hershme të zhvillimit.

Progesteroni është hormoni kryesor për ruajtjen e barsmërisë. Nivelet e pamjaftueshme të tij mund të shkaktohen nga:

  • funksion i dobët i trupit të verdhë,
  • deficit energjie pas pjelljes,
  • stres ushqimor ose mjedisor.

Në shumë ferma shqiptare, lopët mbarsen herët pas pjelljes, kur bilanci energjetik është ende negativ, duke rritur rrezikun e humbjes embrionale.

Shëndeti i mitrës është thelbësor për mbijetesën e embrionit.

Faktorët më të shpeshtë janë:

  • endometriti klinik ose subklinik,
  • infeksione pas pjelljes,
  • involucion jo i plotë i mitrës.

Higjiena e dobët në stallë dhe mungesa e kontrollit veterinar pas pjelljes janë probleme të shpeshta në praktikën veterinare.

Vera e nxehtë, veçanërisht në zonat fushore të Shqipërisë, përbën një faktor të rëndësishëm rreziku.

Stresi nga nxehtësia:

  • ul cilësinë e vezëve (oociteve) dhe embrioneve,
  • ndikon negativisht në sekrecionin hormonal,
  • rrit vdekshmërinë embrionale.

Mungesa e ventilimit, hijes dhe ujit të freskët e përkeqëson më tej situatën.

Ushqyerja është baza e suksesit riprodhues.

Në Shqipëri shpesh hasen:

  • deficit energjie,
  • mungesë mineralesh si selen, zink dhe bakër,
  • tepricë proteinash, që çon në rritje të ures në gjak.

Këto çrregullime ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e embrionit dhe mjedisin uterin.

Parandalimi i humbjes së hershme të mbarsmërisë kërkon:

  • menaxhim korrekt të mbarësimit,
  • kontroll të mitrës pas pjelljes,
  • ushqyerje të balancuar,
  • masa kundër stresit të nxehtësisë.

Mjeku veterinar ka rol kyç në edukimin e fermerit dhe monitorimin e shëndetit riprodhues të tufës.

Humbja e hershme e mbarsmërisë tek lopët është një problem kompleks dhe multifaktorial, por i parandalueshëm në shumicën e rasteve.

Në kushtet e Shqipërisë, përmirësimi i menaxhimit, ushqyerjes dhe bashkëpunimit i fermerit me Mjekun Veterinar mbetet çelësi për rritjen e efikasitetit riprodhues dhe qëndrueshmërisë ekonomike të fermave.