Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Teknika e administrimit GV20

Teknika e administrimit GV20

Nga Dr Atalvin Zhiva

Jam i sigurt si dhe ju keni parë video/foto që po qarkullojnë dhe flitet në lidhje me një teknike ndryshe… të administrimit të injeksioneve sedative tek qentë dhe macet.

Behet fjalë për teknikën e injektimit të pikes GV20 që përdoret në akupunkturë.

Studimet që janë publikuar kanë suportuar se kjo është një teknikë me benefite në mjekësine veterinare.

Pasi lexova studimet dhe pashë se shumë kolegë po e përdornin, personalisht e kam aplikuar dhe e rekomandoj ta provoni.

Rezultatet folën vetë. Përdorimi i GV20 na ka dhënë një mënyrë më të lehtë dhe më të butë për të qetësuar pacientët dhe për të administruar injeksionet, duke ulur stresin dhe ankthin në minimum.

Ku ndodhet pika e akupunkturës GV20?

GV20 quhet “vena qeveritare 20” (governing vessel 20) dhe kjo pikë akupunkture ndodhet në majë të kokës.

Për të gjetur vendndodhjen e GV20, ndjek kreshtat e syve deri aty ku bashkohen në formën e një “V”-je (vijat e kuqe në foto). Pika e akupunkturës GV20 ndodhet menjëherë kaudalisht ndaj majës së kësaj “V”-je, në vijën e mesme dorsale (kreshta sagitale) të kafkës.

Një mënyrë tjetër për ta gjetur GV20 është të vizatoni një vijë imagjinare nga baza rostrale e veshëve në të dy anët drejt vijës së mesme dorsale, e treguar me vijën blu me viza (foto).

Shenja e zezë “X” në kafkë tregon vendin e injektimit GV20 te qentë.

Injeksioni GV20

Si administrohet injeksioni?

Barnat administrohen subkutanus (SC)direkt ose rreth vendndodhjes së pikës së akupunkturës GV20.

Lexoj se per herë të parë ishe një studim i vitit 2024 nga Lido dhe bashkëpunëtorët i cili tregoi një foto të injeksionit SC në GV20.

Studimi tregon pozicioni të shiringës dhe gjilpërës pingul me kokën.

Por studime të tjera japin variante të ndryshme të qases së injeksionit, psh: nse mee njërën dorë ngremë (tendojmë) lëkurën, ndërsa me dorën tjetër pozicionoj gjilpërën dhe shiringën pothuasje paralel me kokën, me majën e gjilpërës të drejtuar në drejtim kranial–kaudal. Gjilpëra mund të drejtohet edhe në drejtim kaudal–kranial, gjithmonë pothuasje paralel me kokën.

Në realitet gjetja e pikës së akupunkturës GV20 te macet është më e thjeshtë. Shtrëngoni lëkurën midis veshëve (X i verdhë në foto) dhe injektoni përgjatë vijës së mesme të kafkës. Për ta pasur më të lehtë, rekomandoj që fillimisht macja të mbështillet me peshqir; më pas personi që e mban vendos krahët në të dy anët e maces dhe përdor duart për të stabilizuar kokën.

Duke qënë se macet nuk janë aq të duruara sa qentë rekomandoj të mos e vendosni macen në peshqir dhe mos e mbani kokën të fiksuar derisa të jeni gati për të dhënë injeksionin SC.

Përdorni një gjilpërë 25-g për injeksionin. Në një publikim të fundit (2025) nga Solash dhe bashkëpunëtorët (2025) u studiua rezultati tek macet në lidhje me përdorimin e deksmedetomidinës dhe metadonit SC në GV20.

Studimet e publikuara janë fokusuar kryesisht në deksmedetomidinën e administruar e vetme në këtë vend. Por tek qentë, ka prova se edhe atipamezoli dhe hydromorfoni tregojnë efikasitet klinik me këtë metodë.

Tek macet, ka prova se deksmedetomidina dhe metadoni funksionojnë po ashtu shumë mnirë.

Nga përvoja në praktikë, kolegë të ndryshëm kanë përdorur deksmedetomidinë në kombinim me të gjithë opioidët e zakonshëm (p.sh. hydromorfon, metadon, buprenorfinë, butorfanol) për qetësues (sedativ) ose për procedura ndëërhyrje të lehta.

Në disa raste, kolegë të tjerë raportojnë se kanë përdorur acepromazinë të kombinuar me një opioid tek qentë, kombinim me një sedacion dhe analgjezi adekuate para procedurave elektorale, por nuk u vu re përfitim klinik krahasuar me administrimin IM.

Tek macet, mund të përdoret deksmedetomidinë të kombinuar me butorfanol, buprenorfinë, metadon ose hydromorfon.

Tek macet duket se rezultatet klinike pasqyrojnë te njejtat që shohim dhe tek qentë.

Atherë në përfundim të flasim se cilat janë përfitimet e administrimit SC në GV20 krahasuar me ato IM?

Vendndodhja e injeksionit është shumë e lehtë për t’u gjetur dhe është jashtëzakonisht e lehtë për t’u administruar injeksioni.

Kërkon pozicionim minimal të pacientit. Mjafton që dikush të mbajë kokën menjëherë pas veshëve (jo direkt veshët si shoh kolegë që kryëjne këtë metodë fiksimi).

Tek qentë, ky pozicion është i favorshëm për pacientët që janë të ndjeshëm ndaj prekjes së gjymtyrëve të pasme. Edhe pse duket si e vështirë apo e rrezikëshme, funksionon mirë biles edhe tek qentë agresivë, siurisht nëse është e nevojshme ne fillimisht mund të vendosim një maskë për qasje më të sigurtë.

Viet re se shuica e qenvë shpërqëndohen lehtësisht me masazh (fërkim) të butë ose kruarje poshtë veshëve, shumica e pacientëve reagojnë më pakndaj këtij injeksioni SC duke e krahasuar si do të reagonin ndaj një injeksioni IM ose IV. Mbase ka më pak pritshmëri dhe i jep më pak kohë pacientit për të kuptuar atë që po i ndodh.

Tani, të flasim dhe të përqëndrohemi tek përfitimi kryesor; kur bëhet fjalë për agonistët alfa2, studiues si Pons dhe bashkëpunëtorët e tij (viti 2017) treguan se ka një fillim veprimi më të shpejtë me një efekt sedativ më të thellë sesa kur e njëjta dozë deksmedetomidine administrohet IM.

Poashtu një studim i vitit 2021 nga Scallan dhe bashkëpunëtorët tregoi se një dozë e reduktuar e hidromorfonit e administruar pas operacionit e dhënë në formë SC në GV20 siguronte analgjezi të krahasueshme me një dozë standarde hydromorfoni të administruar IM.

Megjithatë, ky studim kishte disa kufizime të rëndësishme që e bëjnë interpretimin e të dhënave disi të diskutueshëm dhe kolegë të tjerë e kanë kundërshtuar këtë studim me fakte dhe argumenta.

Përvoja klinike e shumë kolgevë përputhet me studimin vitit 2017 të bërë nga Pons. Koha mesatare e fillimit të veprimit të deksmedetomidinës e kombinuar me një opioid të administruar SC në GV20, si tek qentë ashtu edhe tek macet, është rreth 3–6 minuta, krahasuar me një rezultat prej 15–20 minutash për një injeksion IM.

Ky rezultat ka bërë që shumë klegë të eksperimentojnë duke ulur dozat e medikamenteve dhe duke përfutuar pthuajse të njejtin rezultat me më pak medikamente.

Ashtu si shkruan një koleg anestezist duke sjellë eksperiencën e tij si më poashtë:

Fillimisht nuk po i ulja dozat e dexmedetomidinës, sepse shqetësohesha për kohëzgjatjen e veprimit. Megjithatë, pasi pashë sedacion të qëndrueshëm dhe të besueshëm, fillova ta ul dozën e dexmedetomidinës për t’u afruar më shumë me dozat që përdorja kur i jepja në rrugë IV, 1–5 mcg/kg, dhe ende po shoh një nivel shumë më të mirë sedacioni dhe me kohëzgjatje të përshtatshme të efektit. Edhe pse nevojiten më shumë kërkime në këtë fushë, duket se mund të përdorim doza të reduktuara të disa barnave, duke arritur sërish efektet e pritshme në këtë vend GV20.

Tek qentë, pozicionohuni paksa anash pacientit, jo drejtpërdrejt përballë tij. Qëndrimi përballë, veçanërisht kur pacienti nuk ju njeh, mund t’i bëjë të ndihen të parehatshëm dhe të shfaqin sjellje nervoze, agresive.

Nëse po jepni një sasi (vëllim) të madh, rekomandoj përdorimin e një gjilpëre 20-gauge. Nëse ushtroni shumë presion mbi pistonin gjatë injeksionit, qentë priren të reagojnë më shumë.

Nëse vëllimi është më i vogël te qentë, përdor një gjilpërë 22-gauge.

Tek macet, përdor gjithmonë një gjilpërë 22 ose 25-gauge.

Injeksioni rekomandohet sa më pranë kafkës gjatë injeksionit kur ngrini lëkurën. Nëse e vendosni gjilpërën shumë lart në “tendën” e lëkurës, është e lehtë ta kaloni gjilpërën përmes lëkurës dhe të depërtoni lëkurën.

Aj që duhet theksuar ëshë në ato raste kur injeksioni nuk ka qënë mjaftueshëm dhe keni nevojë të administroni sërisht një dozë shtesë shpesh nuk është e mundur që të përdoret e njëjta teknikë sepse tashmë pacienti e di se çfarë do të ndodhë… dhe nuk është më aq lehtë për tu aplikuar në të njëjtin vendodhje.

Po ashtu kujtohuni që para administrimit të keni gjithcka gati; hiqni mbulesën e gjilpërës përpara se të kapni lëkurën në mënyrë që të jeni gati ta bëni menjëherë injeksionin. Kapni dhe shtrëngoni lëkurën, depërtoni dhe njektoni menjëherë. Unë zakonisht nuk aspiroj (në këtë rast) para administrimit të medikamentit. Sa më gjatë të manipuloni rreth kokës, aq më të vështirë do ta keni proceurën.

Kur flasim për macet disa gjëra ndryshjnë se macet reagojnë më shpejt ndaj injektimit, prandaj të jeni gati ta administroni medikamentin menjëherë pasi agja të depërtojë në lëkurë. Nuk rekomandohet administrimi i ketaminës ose tiletaminë/zolazepam në këtë vend, sepse këto barna japin djegje dhe macja të reagojë mnjëherë.

Personalisht megjithëse nuk e hasa në artikujt që lexova, mendoj se duhet të vendosimne vetë ku raste të ndryshme kërkojnë teknika të ndryshme.

Psh më konkretisht (megjithëse jam duke e praktikuar këtë teknikë) mendoj se medikamente që kërkojnë sasi të madhe injektimi, mund të mos jenë të përshtatshme për injektim në pikën GV20. Mendoj se dhe këtë teknikë do e vërtetojë më mirë prakika dhe koha do e tregojë sa e velfshme është në praktikën veterinare.