Mjekësia veterinare është degë e shkencës që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve tek kafshët.
Mjeku Veteriner luan një rol vendimtar në shëndetin e kafshëve, shëndetin publik, sigurinë ushqimore dhe ruajtjen e mjedisit.
Shkurtimisht disa nga fusha kryesore të mjekësisë veterinare janë:
- Kafshët e shoqërimit – Mjeku Veteriner fokusohet te kafshët shtëpiake si qentë dhe macet, duke aplikuar kirurgjinë, kujdesin për shëndetin e përgjithëshëm, dermatologjinë si dhe stomatologjinë.

- Kafshët e fermave– Sigurohet shëndeti i kafshëve të fermave (lopët, delet, derrat, etj.) duke mbështetur prodhimin e ushqimit dhe ajo çka është më e rëndësishmja për të parandaluar sëmundjet zoonotike.

- Kafshët e egra dhe ato ekzotike – Veterinaria merret me kafshët e kopshtit zoologjik, ruajtjen e jetës së egër dhe kafshët shtëpiake ekzotike si zvarranikët dhe zogjtë etj.

- Kuajt dhe njëthundrakë të tjerë – Specializohet në shëndetin dhe performancën e kuajve, duke mbuluar mjekësinë sportive, riprodhimin dhe ortopedinë.

- Shëndeti Publik dhe Epidemiologjia – Mjekësia Veterinare trajton sëmundjet zoonotike (p.sh., tërbimi, gripi i shpendëve) dhe i kushton rëndësi sigurisë ushqimore gjithashtu dhe biosigurinë.

- Kirurgjia Veterinare – Ky specialitet shumë i rëndësishëm për të përmisuar jetën e kafshëve përfshin procedurat dhe ndërhyrjet në indet e buta, ndërhyrje ortopedike dhe ndërhyrje të tjera invazive në specie të ndryshme.

- Kërkimet dhe Bioteknologjia – Shkenca Veterinare përfshin zhvillimin e vaksinave, studimet gjenetike dhe inovacionet në kujdesin shëndetësor të kafshëve.

- Siguria ushqimore – Këtu Mjeku Veteriner përqëndrohet në prodhimin e sigurt të mishit, qumështit dhe vezëve, si dhe pajtueshmërinë me ligjet për shëndetin e kafshëve.

Mjekësia veterinare është thelbësore jo vetëm për mirëqenien e kafshëve, por edhe për shëndetin e njeriut dhe ekonominë.
Krenar të jesh Mjek Veteriner!
Përgatiti MVSH