Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Të ngrejë dorën kush e ka ushqyer qoftë dhe njëherë qenin me qumësh lope? Po shoh disa qindra apo mijra duar që janë ngritur. Qumështi apo produktet begtorale nuk treten njesoj si tek njerëzit tek qeni juaj. Nëse qeni do të kishte mundësi t’ju tregonte si ndjehet ai pasi ka konsumuar një përshesh me qumësht, ju të jeni të sigurt se nuk do ti kishit dhënë asnjëherë tjetër. Qumështi, kosi, ( ka që i japin dhe akullore) apo nënprodukte të tjera, mund të shkaktojnë diarre dhe probleme të tjera të aparatit tretës, si dhe alergji ushqimore tek qeni juaj ( shpesh keto shfaqen me kruarje në pjesë të ndryshme të trupit).


Na shkruani