
Të gjithë e dimë se festat e fundvitit janë vërtet të ngarkuara me therje të kafshëve të ndryshme për restorante dhe tavolinat familjare.
Duke dashur të sjellim një material sa më të saktë kemi bërë kërkime statistikash dhe megjithëse duket e vështrë, sërisht kemi krijuar një tablo për të kuptuar më mirë “masakrën” e therjeve të kafshëve.
E themi është e vështirë, pasi nuk ekziston një shifër e saktë globale që të na japë konkretisht sa kafshë theren vetëm gjatë festave të fundvitit (Krishtlindje dhe Vit i Ri), por bazuar në statistikat vjetore dhe rritjen e konsumit gjatë kësaj periudhe, mund të jepim vlerësime të arsyeshme.
Ta fillojmë me pyetjen: Sa kafshë theren në botë gjatë një viti(në përgjithësi)?
Rreth 80–85 miliardë kafshë (pula, gjedhë, derra, dele, dhi etj.) theren çdo vit në botë për ushqim.
Por nëse në këtë llogaritje përfshijmë dhe peshqit apo dhe krijesat e tjera detare, apo dhe kafshët e egra, atëhere numri shkon në qindra miliarda dhe nuk është e egzagjeruar nëse shifrat shkojnë në triliona në vit (të kihet parasysh se peshqit shpesh maten me peshë, jo me individë).
Tani të përpiqemi ta zberthejmë këtë shifër në pyetjen e radhës: Sa kafshë theren mesatarisht në ditë?
Përgjigja do të jetë 200-300 milion kafshë theren çdo 24 orë në nivel global.
Çfarë ndodh gjatë festave të fundvitit?
Gjatë muajve Nëntor–Dhjetor, therjet rriten ndjeshëm, sidomos për:
- Gjelat e detit
- Pulat
- Derrat (proshutë, mish i pjekur)
- Qengjat
- Peshqit
Një shembull konkret: Gjelat e detit
Vetëm për Krishtlindje:
- SHBA: rreth 20–22 milionë gjela deti
- Anglia-Mbretëria e Bashkuar: 9–10 milionë
- Australi: rreth 4–5 milionë
Këto shifra janë vetëm gjela deti, pa përfshirë miliona pula, derra, gjedhë apo peshq që konsumohen po në të njëjtën periudhë.
Nëse bëjmë një numërim të përgjithshëm për festat duke kombinuar: normën ditore globale të therjeve, rritjen sezonale të konsumit, festat në shumë kultura dhe kontinente të ndryshme.
Arrihet në konkluzion se gjatë periudhës së festave të fundvitit (Dhjetor) qindra miliona deri në disa miliardë kafshë theren në mbarë botën.
Nuk ka një shfër të saktë pasi nuk ka regjistër global që të numërojë therjet sipas ditëve apo festive të ndryshme.
Nuk mendojmë se jemi shumë larg nëse përmendim një shifër prej 2 miliard kafshësh të therura vetëm në netët e festave të fundvitit.
Në këtë llogaritje nuk janë përfshirë peshqit dhe të mos harrojmë se shumë kafshë theren javë para festave dhe ruhen në frigorifer.
Statistikat që egzisojnë janë zakonisht vjetore, jo sezonale.
Përfundim konkuzioni ynë në bazë të statistikave:
- Më shume se 80 miliardë kafshë në vit
- Rreth 250 milion kafshë tw fermave në ditë
- Në muajin Dhjetor ka rritje të madhe të therjeve
- Vetëm për Krishtlindje, janë dhjetëra miliona gjela deti
- Nëse llogarisim pulat, gjelat e detit dhe peshqit kjo shifër kalon në miliard në llogaritjen ditore
Festat e fundvitit lidhen me një nga periudhat më intensive të therjes së kafshëve në vit.
A është vërtet e nevojshme gjithë ky konsum mishi? Përgjigjen e kësaj pyetje le ta japë secili prej nesh.
Përgatitja e këtij artikulli është edukative dhe ka për qëllim edukimin e personave të interesuar që duan të krijojnë një ide më të qartë rreth statistikave apo shifrave të sakta.
Në fund të këtij artikulli duam që t’ju kërkojmë falje personave të ndjeshëm dhe kujdo që është kundër konsumit të kafshëve për mish!
Redaksia jonë, shumë mirë e kupton shqetësim dhe traumën që mund t’ju shkaktojë ky artikull i bazuar tërësisht në fakte dhe shifra aktuale.
Dhjetor 2025
Përgatiti revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Nuk lejohet publikmi i këtij artikulli pa përmendur autorin dhe linkun përkatës
Për përgaitjen e këtij arikulli u përdoren link përkatëse: https://lmic.info/wp-content/lmic-files/lmic-data/tac/tables/TB8401.pdf, https://www.statista.com/chart/18037/animals-slaughtered-in-month-uk/, https://en.wikipedia.org/wiki/World_Day_for_Farmed_Animals, https://businessday.ng/news/article/every-24-hours-globally-3-4-to-6-5-bn-animals-are-killed-for-food-report, https://www.reddit.com/r/vegan/comments/18s90jp/how_many_poor_turkeys_die_for_christmas, https://www.farmtransparency.org/campaigns/not-so-merry-christmas