Imagjinoni një botë ku riciklimi i shisheve plastike jo vetëm që ndihmon mjedisin, por gjithashtu siguron ushqim dhe ujë për kafshët pa pronarë.
Në Stamboll, ky vizion është bërë realitet falë një kompanie inovative të quajtur Pugedon. Krijimi i tyre, i quajtur “Smart Recycling Box”, është një makineri që shpërndan ushqim dhe ujë për macet dhe qentë endacakë në këmbim të shisheve plastike të ricikluara.
Ky koncept vërtet për tu vlersuar po transformon mënyrën se si ne mendojmë për mbeturinat dhe mirëqenien e kafshëve.
Kjo ide nuk është diçka e re, por Pugedon e ka bërë realitet si dhe ka avancuar një hap më tej duke kombinuar ndërgjegjen mjedisore me dhembshurinë për kafshët.
Kutia e riciklimit inteligjent ka dy fole: një për shishet plastike dhe kanaçet dhe një tjetër për ujin nga shishet.
Kur hidhni një shishe ose kanaçe në fole, makina shpërndan ushqim të thatë në një enë në fund, e aksesueshme për kafshët endacake. Derdhja e mbetur e ujit në makinë siguron që kafshët të kenë ujë të pastër për të pirë.
Makina funksionon me energji diellore, duke e bërë atë një zgjidhje miqësore me mjedisin.
Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

