Shumë pak gjendet informacion ku sqarohet proçesi i krijimit të mjaltit.
Edhe pak informacion që mundet të gjendet në rrjetet sociale është jo i sqaruar si duhet apo i keqinterperetuar, prandaj ne sot po sjellim për ju një artikull ku të sqarojmë shkurtimisht proçesin e gjatë të krijimit të mrekullisë së quajtur MJALT!
Nektari i luleve është burimi kryesor i mjaltit!
Bletët punëtore do të fluturojnë deri në 5 km në kërkim të luleve dhe nektarit, ato duhet të ndalojnë nga në rreth 50 deri në 100 lule për çdo udhëtim. Nektari është përbërësi kryesor për mjaltin dhe gjithashtu burimi kryesor i energjisë për bletët. Duke përdorur gjuhën e gjatë në formë pipete të quajtur proboscis, bletët e mjaltit thithin pikat e nektarit nga pjesa e lules që shërben për prodhimin e nektarit të luleve, i quajtur nektari.

Kur nektari arrin në stomakun e mjaltit të bletës, stomaku fillon të zbërthejë sheqernat komplekse të nektarit në sheqerna më të thjeshta që janë më pak të prirur për t’u kristalizuar, ose për t’u bërë të ngurtë.
Pasi një bletë punëtore kthehet në koloninë (zgjua) e saj, ajo ia kalon nektarin një blete shtëpiake – një bletë më të re të moshës 12 deri në 17 ditë.
Këto bletë, e marrin nektarin nga bletët punëtore dhe e paketojnë në qelizat e dyllit që kanë një formë të caktuar për ruajtjen e mjaltit.

Më pas nektarin kthehet në mjaltë me një proçes të caktuar që përfshin tharjen duke përdorur një fllad të ngrohtë të krijuar me krahët e tyre.
Pasi mjalti të jetë tharë, ato vendosin një kapak mbi qelizën e mjaltit (vulosjen) duke përdorur dyll blete të freskët për të krijuar mbulljen hermetike (njëlloj si një kavanoz i vogël mjalti).
Në botën e egër, pa ndërhyrjen e njeriut, në periudhën e dimrit kur lulet kanë përfunduar së lulëzuari dhe nuk ka aq shumë nektar në dispozicion, bletët bëjnë hapjen e qelizave dhe konsumojnë me kurism mjaltin e grumbulluar.
Në realitet, njeriu mbledh mjaltin duke jua zvëndësuar ushqimin bletëve me ushqime komerciale për ti mbajtur gjallë në periudhën e dimrit që në verë ato sërisht të fillojnë punën e tyre.
Prandaj vlerësoni punën e bletëve!
Bletët janë jeta e planetit tonë!

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi informacionit : Live Science