Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Dhitë që ngjiten në pemë

dhine ne marokSigurisht ju e keni mësuar se kafshë që ngjiten dhe ushqehen në pemë janë: majmunët, ketrat, disa zvarranikë të tjerë etj etj. Por jemi të sigurt se askush nuk ju ka thënë se edhe dhitë mund të ngjiten nëpër pemë (qofshin këto dhe pemë të larta) për tu ushqyer.

Po pikërisht dhitë, këto kafshë të zgjuara dhe të shkathëta, të afta të ngjiten nëpër shkrepat më të thepisura, po ashtu mund të ngjiten dhe në pemë.

Në Marok, dhitë të nxitura nga mungesa e theksuar e ushqimit në tokë, janë detyruar të aftësohen në një mënyrë të re të ushqyeri, atë të ngrënies së gjetheve dhe frutave duke u ngjitur në pemë. Të ndihmuara nga evoluimi i thundrave të tyre, që kanë krijuar një shtresë “shualli” të butë, e kanë më të lehtë të ngjiten dhe të mos shkasin, njësoj sikur ato kanë veshur një palë atlete sportive të dezenjuara pikërisht për ngjitjet në pemë. Ky është një aftësim i shkëlqyer i dhive në Marok!

Përgatiti për telegraf MV Egli Ozuni

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë

Në raste referimi nga ky artikull, ju lutemi shoqëroheni atë me linkun përkatës!

dhite ne marok dhite ne marok2 dhite ne marok3 dhite ne marok5 dhitw nw marok4


Na shkruani