Autore Dr Leonora Hana – Lleshi
Pickimet nga bleta, grerëza dhe amëza mund të jenë pickime lokale me një ajtje dhe deri në 50cm por që janë shqetësime lokale me skuqje, ajtje, kruarje dhe dhembje dhe brenda disa orësh apo ditëve kalojnë me përdorim të ilaçeve si një tabletë antihistaminike ose dhe kortikosteroide, kompresa të ftohta të akullta lokal, një krem me përmbajtje kortizoni apo antihistaminike, një analgjetikë etj.
Në raste të veçanta pas pickimit tek personat me predispozitë alergjike mund të vijë deri te reaksionet e rënda alergjike apo dhe deri anafilaktike si p.sh: rënia e tensionit të gjakut; rritja e të rrahurave të zemrës, ushtimë në veshë, shtrëngim gjoksi, pengesa në frymëmarrje, shtrëngim dhe ngërçe barku, alivanosje me humbje të vetëdijes në rastet më të rënda dhe nganjëherë dhe me detektim etj. janë shenjat e rrezikshmërisë më të lart për një alergji e cila mund të përfundojë dhe me fatalitet.

Andaj sot fatmirësisht ka zgjidhje për përcaktimin shumë të saktë të alergjive dhe me shërimin afatgjatë sidomos të alergjisë jetë kërcënuese si këto nga pickimi nga bleta, grerëza dhe amëza me një sukses të garantuar nga 75-98% me desensibilizim apo me IMUNOTERAPI ALERGJEN SPECIFIKE e cila zgjatë 3-5 vite me një trajtim të veçantë skematik të realizuar në kushte të sigurta për intervenime emergjente pra në ambiente spitalore me ekipe të certifikuar dhe trajnuar për sëmundjet alergjike dhe me ekip mbështetëse domosdoshmërish me pajisje reanimatore!
Mendohet se pas 6 muaj të de sensibilizimit pacientët fitojnë një imunitet fillestar mbrojtës që nëse pickohen nga këto insekte jetë kërcënuese vetëm pêr alergjikët në pickime të bletë, grerëzës, amzës do të reagojnë vetëm me reaksione lokale pa përjetuar reaksionet e rënda alergjike si ato anafilaktike të cilat mund të jenë jetë kërcënuese deri në fatalitet.
Por dhe një shpjegim se tek personat e shëndetshëm pickimet nga bleta dhe grerëza që nuk janë alergjik ndaj tyre dhe mund të jenë të dobishme dhe imunomodulatore të fuqishme me benefite për shëndetin e tyre!
ALERGJIKË NGA PICKIMET E BLETËS DHE GRERZËS MOS JETONI ME FRIKË DHE SIDOMOS TË RREZIKUAR PËRHERË DERI NË GJENDJET MË TË RËNDA ALERGJIKE SEPSE SOT KA SHËRIM 98% ME SUKSES!
Autore Dr Leonora Hana – Lleshi
Burimi i informacionit: Arberesh,info