Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Vapa dhe rreziku i helmimit nga kripa

Fermerë dhe pronarë të kafshëve të fermave, me këtë postim kërkojmë vëmendjen tuaj:
Me temperaturat aktuale tepër të larta, ekziston një rrezik aktual i helmimit nga kripa. Toksiciteti i kripës zakonisht ndodh kur kafshët nuk kanë qasje në ujë për një periudhë të gjatë, duke rritur nivelet e natriumit në serum dhe indet e trurit.
Nëse këto kafshë, më pas do ju lejohet pirja e ujit pa kufizim, kjo mund të rezultojë në enjtje (edema) të trurit me pasoja ngordhjen në një kohë shumë të shkurtër të kafshës. Pasi të shfaqet kjo gjendje, shkalla e ngordhjes është shumë e lartë edhe nëse bëhet trajtimi i duhur.

Nga raportimet e viteve të shkuara, ka pasur raste që kanë rezultuar në ngordhje të një numëri të madh të bagëtive në një kullotë të vetme, këto raste ishin si pasojë e helmimit nga kripa. Me temperaturat ekstreme që po kalojmë, dhe nëse kafsha kalon 24 orë pa qasje në ujë mund të çojë në këtë gjendje.
Nëse keni raste të dyshuara dhe mendoni se kafsha ka mbetur pa ujë, kontaktoni veterinerin tuaj.

Një këshillë tjetër mjaft e rëndësishme dhe që duhet të kihet parasysh është që kafshët të mos lihen të pinë ujë lirisht, pa kufizime, kur kafsha nuk ka pasur mundesi të pijë ujë në një periudhë 24 orëshe apo më shumë, ju këshillojmë këtë pasi konsumi i ujit pa kufizim mund të shkaktojë enjtje të trurit me pasoja ngordhjen.
Për të korrigjuar këtë problem nevojiten dhënia e sasive të vogla uji dhe sa më shpesh, të matura me kujdes, ndonjëherë përgjatë disa ditëve.