Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Raca e Kuqe Daneze (Danish Red)

Raca e Kuqe Daneze është krijuar në Danimarkë në fund të shekullit XIX, përmes selektimit të gjedheve autoktone dhe një pune të vazhdueshme përzgjedhëse. Aktualisht, kjo racë përbën rreth 68% të popullatës totale të gjedheve në Danimarkë, duke qenë një nga racat më të rëndësishme kombëtare të këtij vendi.

Tiparet e përgjithshme

Sipas vetive morfologjike dhe prodhuese, Raca e Kuqe Daneze klasifikohet kryesisht si racë qumështore, por posedon edhe veti të kënaqshme për prodhim mishi, çka e bën atë një racë me prodhimtari të dyfishtë (qumësht dhe mish).

Karakterizohet nga:

trup të lidhur dhe standart, pjesa e pasme e mirë e zhvilluar, gjiri funksional dhe i mirëformuar.

Përmasat trupore

Demat: lartësia në xhidavi rreth 148 cm, masa trupore 900–1000 kg

Lopët: lartësia në xhidavi rreth 132 cm, masa trupore 600–650 kg

Ngjyra dhe pamja

Qimet mbuluese janë kryesisht të kuqe, ndërsa njolla të vogla të bardha mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht në zonën e gjinjve.

Prodhimtaria e qumështit

Prodhimi mesatar i qumështit arrin rreth 5200 litra për laktacion, me një përmbajtje yndyre prej 4.0–4.8%, çka e bën këtë racë të përshtatshme për prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij me vlerë të lartë ushqyese.

Prodhimtaria e mishit

Në vitet e fundit, seleksionimi është orientuar edhe drejt përmirësimit të vetive për majmëri, veçanërisht përmes kryqëzimit me racat Aberdin Angus dhe Shorthorn.

Rrezja e mishit arrin 52–65%, në varësi të kategorisë dhe moshës së kafshës.

Veçanërisht viçat dhe kategoritë e reja shfaqin shtim të lartë ditor në peshë.

Përfundim

Raca e Kuqe Daneze përfaqëson një shembull të suksesshëm të seleksionimit të qëndrueshëm veterinar dhe zootehnik, duke kombinuar prodhim të mirë qumështi, cilësi të kënaqshme mishi dhe përshtatshmëri të lartë në sisteme të ndryshme mbarështimi.