Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Kafshët e fermave- Blegtoria » Kujdes me kuajt dhe kafshët e ngarkesës në këto ditë të nxehta vere!

Kujdes me kuajt dhe kafshët e ngarkesës në këto ditë të nxehta vere!

Çdo ditë të keni kujdes kur përdorni kafshë ngarkese!

Ka disa rregulla që duhen ndjekur nëse dëshironi që kalin apo mushkën tuaj ta keni të shëndetshme në vazhdimësi për të ndihmuar në punët tuaja.
Kuajt dhe kafshët e tjera të ngarkesës, ashtu si dhe njerëzit, harxhojnë më tepër energji kur mbajnë ngarkesa, por ky harxhim energjish është shumëfish më i lartë në periudhën e nxehtë të verës.


Në një ditë vere duhen jo më shumë se 17 minuta dhe vetëm me një ngarkesë minimale që temperatura e trupit të kalit tuaj të rritet në nivele të rrezikshme.
Teperatura tek kuajt rritet 3 deri 10 herë me shpejt sesa tek njerëzit.
Kuajt e ndiejnë nxehtësinë shumë më keq sesa ne.
Pasojat mund të jenë seroze!
Nëse temperatura e kalit rritet nga normalja 37 në 38 ne 41 Celcius, temperatura në brendësi të muskujve që janë në gjëndje pune shkon deri në 43 gradë, çka do të çojë në shkatërrimin e proteinave në muskuj.
Kafshët e ngarkesës për tu freskuar, ashtu si dhe njerëzit, përdornin djersitjen.
Normalisht gjatë punës kuajt mund të djersitin 15 deri 20 litra në orë (e theksojmë në orë), e ndërsa në ditë të nxehta deri në 30 litra në orë.
Por të vemë në dukje se vetëm 25-30 % e kësaj djersitje është efektive dhe avullon për të freskuar kalin pjesa tjetër rrjedh nga trupi i tij pa dhënë ndonjë ndihmë të madhe. Nëse nuk e keni kuptuar këtë fakt po ju spjegojmë se rreth 50 % e djersitjes tek njeriu avullon dukë bërë të mundur freskimin e trupit .
Pasi djersitemi ne kemi nevojë për lëngje për të zvendësuar këtë dehidratim, por kuajt që djersitin 20-30 litra në orë, a kanë nevojë për të pirë ujë dhe për tu freskuar>
Sigurisht përgjigja juaj do të jetë PO, atëhere lejoni kalin tuaj pas çdo rrugë pune, të pijë ujë dhe të çplodhë muskujt .


Kuajt që vuajnë nga stresi i tepërt për shkak të nxehtësisë mund të përjetojnë presion i ulët i gjakut (hipotension), dështimin e funskionit të veshkave, kolika etj.
Pra ruajini kafshët e punës dhe lërini të pushojnë të qeta në praninë e ujit këto ditë të nxehta vere, ju nuk do të donit ti keni vetëm për ca ditë punë ato.

Rikujtojmë shprehjen tonë: “Nuk ka kuaj të mirë apo të keq, por ka pronarë të mirë apo pronarë te keq”! Bëhuni ju një pronar i mirë!

Përgatiti redaksia e revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare
Vera e nxehtë e vitit 2023