Dehidratim quhet humbja e tepruar e lëngjeve të trupit (zakonisht me anë të vjellave dhe/ose diarresë), ose vjen nga mungesa e marrjes së lëngjeve të nevojshme (mospirje e ujit) si dhe mungesa e ujit kur kafshët qëndrojnë të eskpozuar nën temperaturat e larta.
Gabimi më i zakonshëm që kryhet nga pronarët e kafshëve, është kur vazhdohet dhënia e ushqimit dhe ujit megjithëse pacienti vazhdon dhe vjell. Ky fakt bën që gjërat të përkeqësohen duke mos lejuar dhe dhënë kohë stomakut dhe traktit tretës në përgjithësi, që të ketë periudhë të mjaftueshme për të pushuar dhe për tu shëruar, në këtë mënyrë mund të shkaktojmë të vjella duke pasur kështu humbje shtesë lëngjesh në trup. Largimi i ushqimit dhe ujit ( apo diete urie), për një periudhë të shkurtër kohe, tek një pacient që ka vjellje, mund të duket sikur do ta përkeqësojë dehidratimin, por në fakt në këtë mënyrë mund të shmangni dehidratimin e mëtejshëm.Dehidratim bën që kafshët e sëmura të ndjehen të përgjumura, si dhe dehidratimi potencialisht, mund të shkaktojë probleme të rënda me veshkat dhe organe të tjera të brendshme nëse nuk trajtohet.
Si duhet vepruar ?
-
Nëse kemi të bëjmë me dehidratim të moderuar ose të rëndë, të kërkohet menjëherë ndihmë nga mjeku veteriner (Shih më poshtë se kush quhet dehidratim i rëndë).
-
Nëse dehidrimi është i lehtë dhe kafsha juaj nuk ka të vjella, jepini sasi të vogla të ujit nga goja, me intervale të shpeshta, që do të thotë për macet dhe qentë e vegjël 1 lugë caji – dhe për qentë mesatarë dhe trup mëdhenj, 1-2 lugë gjelle deri gjysëm filxhani caji me ujë çdo disa orë.
-
Nëse kafsha juaj është letargjike, e lodhur, shfaq shënja dhimbjeje, ose nuk ka ngrënë për 24 orët e fundit, kërkoni menjëherë kujdesin veterinar.
