Bletët përshtaten shume mirë ndaj të ftohtit.
Një zgjua i shëndetshëm bletësh mund të përballojë temperatura shumë të ulëta, për sa kohë që në koshere vazhdon qarkullimi i ajrit dhe brendësia e kosherës mbetet e thatë.

Bora në vetvete nuk është armiku i kosheres.
Ajo është poroze dhe lejon kalimin e oksigjenit brenda dhe jashtë kosheres.
Rreziku i vërtetë shfaqet kur bora shkrihet, zhvendoset ose ngrin përsëri!
Akulli dhe bora e ngjeshur mund të bllokojnë hyrjet dhe pikat e ventilimit, duke e kthyer kosheren nga një mjedis ku qarkullon ajri në një kurth lagështie.
Ventilimi eshte aspekti me i rëndësishem dhe duhet të sigurohemi se do të funksionojë gjatë gjithë dimrit.
Ajri i ngrohtë dhe i lagësht që prodhon tufa duhet të dalë jashtë.
Nëse kondensohet brenda, pikat e ujit që bien mbi bletë (blete të lagura) janë shumë më të rrezikshme se ajri i ftohtë.
Kujdesi ndaj hyrjes së kosheres ka rëndësi edhe kur bletët nuk fluturojnë.
Bletari duhet te sigurohet qe te mos mbajë bllokuar hyrjen pasi kjo pengon qarkullimin e ajrit dhe daljen e dioksidit të karbonit. Edhe ventilimi i sipërm, nëse përdoret, duhet të jetë gjithmonë i lirë.
Pas reshjeve të mëdha të borës, bletari duhet të bëjë një kontroll të thjeshtë dhe minimal:
– Pastroni hyrjet
– Kontrolloni që ventilimi të mos jetë i bllokuar
– Mos hapni kosheren
– Mos e gërmoni zgjoin te gjithin dhe ta pastroni nga bora
Shumë humbje dimërore që i atribuohen të ftohtit, në fakt shkaktohen nga lagështia pas komprometimit të ventilimit.
Detyrat e një bletari gjatë stinës së dimrit janë; të qëndrojë i qetë, të jetë vëzhgues i mirë dhe te marra hapa parandaluese kur është e nevojshme.
Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Në rast publikimi apo referimi të përmendet burimi i autorit dhe linku përkatës