Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Etikë profesionale » NJЁ BOTЁ – NJЁ MJEKЁSI – NJЁ SHЁNDET

NJЁ BOTЁ – NJЁ MJEKЁSI – NJЁ SHЁNDET

nje bote nje mjekesiKjo ёshtё njё nga motot qё sot ka pёrfshirё dy sektorёt e rёndёsishёm tё botёs sё mjekёsisё, atё tё veterinarisё dhe tё shёndetёsisё. Kjo lёvizje pёr njё shёndet, qё ёshtё zgjeruar shumё gjatё shekullit tё 21, ёshtё njё lёvizje nё qarqet shkencore dhe jo vetёm, qё presupozon qё profesionistёt e shёndetit tё kafshёve shtёpiake, tё egra dhe tё njeriut tё punojnё bashkarisht nё drejtim tё çёshtjeve botёrore tё shёndetit.

Ky koncepti “njё mjekёsi-njё shёndet”, nё fakt, nuk ёshtё njё koncept as i ri dhe as i paditur. Nё shekullin e 19 tё, Robert Virhow, mjek Gjerman dhe patollog theksonte: Midis mjekёsisё sё kafshёve dhe tё njeriut nuk ka vija tё ndara dhe nuk duhet tё ketё. Objekti ёshtё i ndryshёm, por eksperienca e fituar, pёrbёn bazёn e tё gjithё mjekёsive. Mjeku kanadez Wiliam Osler, ishte i pari qё futi termin e “Njё mjekёsie” nё literaturёn e gjuhёs angleze. Calvin Shwabe, mё vonё, njё epidemiolog veterinar dhe parazitolog, rifuti konceptin e “njё mjekёsie”, nё librin e tij “Mjekёsia Veterinare dhe shёndeti Human” nё vitin 1984. Schwabe, njё ekspert i sёmundjeve zoonotike, mbёshteti integrimin aktiv tё mjekёsisё humane dhe tё asaj veterinare. Ai theksonte se rritja e ndёrvarjes sё kafshёve dhe tё produkteve tё tyre me problemet e shёndetit tё njeriut kёrkon inkurajimin e tё dy profesioneve , atij tё veterinarisё dhe tё mjekёsisё pёr tё marrё veprime tё pёrbashkёta me qёllim njofjen dhe parandalimin e veprimit tё tyre. Kёto veprime tё pёrbashkёta pёrfshijnё studime njofjeje tё pёrbashkёta dhe masa po tё tilla me synimin e ndalimit tё pёrhapjes tek njerzit dhe eliminimin nga kafshёt. Nuk mund tё kuptohet njё luftim i kwtyre sёmundjeve mjaft dёmpriurёse, edhe tek kafshёt, pa bashkёveprimin tё tё dy sektorёve tё rёndёsishёm tё mbrojtjes sё shёndetit tё kafshёve dhe njeriut, por edhe tё sektorёve tё tjerё tё cilёt kanё lidhje me shёndetin, por qё nё fakt kjo mendohet, dhe interpretohet dhe punohet si njё detyre funksionale e shёrbimeve tё veçanta.

Sot nё botё, nga 1461 shkaktarё tё sёmundjeve nё njerёz, 875 prej tyre e kanё orgjinёn nga kafshёt dhe 75% e sёmundjeve emergjente (tё reja) po tek njeriu e kanё orgjinёn nga kafshёt. Ky fakt mjaft domethёnёs si dhe rritja e shfaqjes sё kёtyre sёmundjeve nё ditёt e sotme, tregon qё, lidhjet midis shёndetit animal, human dhe ambiental, nёpёrmjet konceptit njё shёndet, po bёhet gjithnjё e mё kritik. Veterinarёt, idealisht mund tё sigurojnё qё me kuptimin e tyre tё thellё tё sistemit biologjik, njohurive tё procesit tё sёmundjeve dhe epidemiologjisё sё tyre, eksperiencёs me diagnozёn dhe menaxhimin e sёmundjeve nё popullacione tё mёdha tё kafshёve, tё jenё tё suksesshёm nё eliminimin dhe parandalimin e sёmundjeve infektive. Shembujt pёr kёtё, janё mjaft evidentё dhe nё vendin tonё. Nё kёtё kuadёr, veterinerёt, duke qёnё nё vijёn e parё tё luftёs pёr mbrojtjen e shёndetit tё kafshёve , por edhe tё njeriut , nga sёmundjet zoonotike, gjithashtu edhe nga shumё element toksikё qё ndodhin natyralisht por edhe si pasojё e sulmeve terroriste, e detyrojё kёtё shёrbim dhe ekspertёt e saj tё mundёsojnё faktin e mёsipёrm. Veterinerёt janё nё kontakt tё vazhdueshёm me njё numur tё madh kafshёsh shtёpiake, me kafshё qё shёtisin tё lira nё kёtё ambient, janё nё kontakt pёr njё sisteme diagnostikё dhe diagnoza eficiente, janё nё kontakt me sistemet lokalё dhe nacionalё pёr shёndetin publik dhe sigurinё ushqimore si dhe pёr shёndetin publik human. Kёshtu, koncepti njё shёndet paraqet njё oportunitet unik dhe sinjifikativ pёr mjekёsine veterinare pёr tё bashkёpunuar me mjekёsisnё humane dhe shёndetin publik, me shёndetin e kafshёve tё egra dhe shёndetin ambiental , pёr tё siguruar njё ushqim tё mirё, i cili qёndron nё themel tё jetёs sё njeriut. I njёjti koncept edhe pёr shёrbimin tjetёr nё shumё veprime tё mёsipёrme. Njё afrim i integruar ёshtё çelsi i promotimit tё konceptit njё shёndet dhe ky afrim ёshttё shofё m% nёpёrmjet faktit qё veterinere parё kёtё sidomos nё lidhje me ndryshimet e sjelljes s%D e bashkёpunimit nё shumё drejtime dhe nё veçanti si drejtues tё tyre, kjo pёrsa i pёrket botёs perёndimore.

Nё esencё, koncepti njё shёndet paraqet njё paradigmё lidhur me ndryshimin vizionar pёr shёndetin dhe kujdesin pёr shёndetin (pёr njerёz dhe kafshё), nёpёrmjet nxitjes sё komunikimit interdisiplinar dhe ko-bashkёpunimit tё njёjtё dhe tё respektueshёm, pёr shumё sёmundje infektive tё shёndetit publik dhe kёrkime krahasuese biomjekёsore, studime dhe zbulime. Kjo parashikohet tё jetё gjithёpёrfshirёse midis shkencave tё disiplinёs sё mjekёsisё humane, veterinare dhe tё gjithё disiplinat e tjera shkencore qё kanё lidhje me shёndetin.

Kjo paradigm ёshtё e ndarё nё dy pjesё. Pjesa e parё ka tё bёjё me njё pasqyrim tё burimit tё inisiativёs dhe pёrse ajo duhet dhe sё dyti tё shofё mёnyrat se si ajo do tё realizohet, duke e parё kёtё sidomos nё lidhje me ndryshimet e sjelljes sё sёmundjeve emergjente, analizat e epidemive tё shfaqura si ato tё kontrollohen, dhe tё gjitha kёto nёn dritёn e njё shёndeti-njё mjekёsie.

Shembujt nё botё pёr kёtё problem nuk mungojnё : Kёshtu, kohёt e fundit , nё SHBA, shoqata e mjekёsisё veterinare dhe ajo e mjekёsisё humane , kanё nёnshkruar marёveshjen e “Njё Botё-Njё Shёndet”. Kjo inisiativё ka qёnё nё krye tё axhendёs tё takimit tё fundit nё mbledhjen e asamblesё sё pёrgjithshme tё Federatёs Europiane tё Veterinarisё. Krahas kёsaj, Shoqata mjekёsore e Anglisё, ajkurse e kundёrta ende duhet vlerёsuar. Disa nga konceptet e tyre se si ata e shofin realizimin e kёsaj inisiative, njё botё njё shёndet janё:

Pёrpjekje tё pёrbashkёta edukuese midis shkollave humane dhe veterinare si dhe shkollave tё shёndetit publik, komunikime tё pёrbashkёta nё revista, konferenca dhe nёpёrmjet rrjetit tё networkut, pёrpjekje tё pёrbashkjohur si Laura Khan dhe Tom Monath, bashkёrisht me Bruce Kapllan-veteriner i mirёnjohur nё fushёn e mjekёsisё veterinare, kanё qёnё arkitektёt kryesorё tё rezolucioneve tё ndryshёm, qё janё adpotuar menjёherё nga organizatat veterinare dhe humane, pёr inisiativёn “Njё Botё-Njё shёndet”. Po kёshtu , nё botёn perёndimore ka qindra shembuj , ku kontributi i mjekёve veterinerё, nё mjekёsinё humane ka qёnё i konsiderueshёm dhe nё shumё raste vendimtar si p.sh. nё rastin e epidemisё nga Ebola virus, ku pa kontributin e Huxsoll-shefi i grupit mjekёsor pёr studimin e rastit, problemi nuk do tё ishte zgjidhur nё kohёn e duhur etj, etj, kurse e kundёrta ende duhet vlerёsuar. Disa nga konceptet e tyre se si ata e shofin realizimin e kёsaj inisiative, njё botё njё shёndet janё:

Pёrpjekje tё pёrbashkёta edukuese midis shkollave humane dhe veterinare si dhe shkollave tё shёndetit publik, komunikime tё pёrbashkёta nё revista, konferenca dhe nёpёrmjet rrjetit tё networkut, pёrpjekje tё pёrbashkёta pёr kujdesin klinik nёpёrmjet vlerёsimit, trajtimit dhe parandalimit tё sёmundjeve qё transmetohen nga kafshё tek njeriu, surveillancё e pёrbashkёt pёr sёmundjet kros-specie si dhe studime tё pёrbashkёta pёr njofjen dhe studimin e kёtyre lloj sёmundjeve tё botёs sё sotme tepёr problematike, ku nё vendin tonё mund tё pёrmёndim inisiativёn e pёrbashkёt pёr luftimin e gripit tё shpendёve e cila ёshtё njё sinjal pozitiv q%nim serioz dhe tё gjithanshёm ( e theksoj jo inisiativёё p1 shёndet-njё botё), midis dy shёrbimeve si konferenca tё pёrbashkёta sidomos pёr sёmundjet zoonotike dhe shёndetit publik, botime t%Dhkёt i liderёve politikё si dhe sektorit pujet publikimeve mjekёsore.

Po nё vendin tonё si ёshtё kjo situatё. Natyrisht, ky koncept ende nuk ёshtё krijuar tek ne. Ky artikull ёshtё i pari i kёtij lloji dhe mendoj se do tё ishte me vlerё tё pasohej nga shumё prej tyre. Tek ne, ka patur dhe ka disa shёnja tё njё bashkёpunimi midis dy shёrbimeve, por asnjёherё ato nuk kanё qёnё nё konceptin e njё mjekёsi – njё shёndet. Ato kanё qёnё tё detyruara institucionalisht. Mё duhet tё shtoj se me gjithё pёrpjekjet foshnjore tё bёra, jemi shumё larg atij koncepti tё tё kuptuarit tё problemit. Megjithё pёrpjekjet e autorit tё kёtyre rradhёve, vite mё parё, ku sё bashku me Dr. Silva Binon, Drejtoreshё e ISHP sё atyre viteve, ku filluam inisiativat pёr njё bashkёpunim serioz dhe tё gjithanshёm ( e theksoj jo inisiativё njё shёndet-njё botё), midis dy shёrbimeve si konferenca tё pёrbashkёta sidomos pёr sёmundjet zoonotike dhe shёndetit publik, botime tё pёrbashkёta, tё cilat u pasuan nga njё aktivitet dy vjecar pёr luftimin e gripit tё shpendёve, apo dhe shkuarjen me shёrbime tё pёrbashkёta, pёr sёmundjet zoonotike si ethja hemorragjike, plasja dhe mandej asgjё. Nё vendin tonё sёmundje tё tilla emergjente ose riemergjente si Nili perёndimor, Ethet hemorragjike, TBE, tuberkulozi, bruceloza e plasja, leishmanioza, borelioza e Ethet Q, rezistenca medikamentoze e shumё tё tjera, kёrkojnё pikёrisht vlerёsimin serioz tё kёtij koncepti “njё botё-njё mjekёsi”, kёrkojnё njё qёndrim ndryshe pёr kёtё problem. Kёrkohet mё sё pari njё ndryshim konceptimi tё shёrbimeve. Shёrbimet tona kanё shumё gjёra pёr tё bёrё sё bashku. Le tё fillojmё me evidentimin e tyre dhe prezantimin. Do tё thosha se duhet tё fillojmё edhe nga vehtja, pasi ky koncept(brёnda guackёs tonё) nuk na lejon tё shofim mё tej. Sёmundje tё njёjta nё shumicёn e tyre, ambient i njёjtё, po koncepte pse kaq tё kundёrt dhe madje madje kaq armiqёsorё ? Koha ka ardhur, mos na duhet tё nxitojmё pak edhe nё kёtё drejtim. Mendoj se po.

Profesor. Dr. Kristaq BERXHOLI
Fakulteti i Mjekёsisё Veterinare
Universiteti Bujqёsor
Tiranë
Lejohet ripublikimi i këtij artikulli vetëm me lejën e autorit !

Advertisements

4 Komente

  1. Xhilda Roko thotë:

    pershendetje profesor. shkrim shume interesant dhei shkruar shume bukur. me respekt xhilda.

  2. Metush Rama thotë:

    Ju Pershendes Prof. per mundesine e vertetesise, per vlerat profesionale, per nje hendek te pa merituar te profesionit tone, edhe pse nuk dihet nga shume te tjere! Me shume problemi qendron tek koleget paralel( nuk e di qellimin e tyre…), duhet “te shtyhesh”; “Ligji i mohomit mohimit”, ekziston ne nivelet er hiearkise se llojit!
    Edhe L. PASTËR,-kur zbuloj Tërbimin :”MJEKU HUMAN SHPËTON NJERIUN, KURSE MJEKU VETERINER, SHPËTON NJERËZINË”.
    Po pse shkencetari i madhe, e ka thene keshtu dhe po ashtu edhe te gjithe ato qe pershkruan Prof. me larte ?
    Sepse kemi nje ndryshim ne konceptimin e nje problematike,-faktike te nje diagnoze perfundimtare…! Duke permledhur nje numer te shumte dhe te konsiderueshem per tu njohur perpara me: Shkaktarin; Epidemiologjine; Karakteristikat kushtet e vavorshme te rezervuarit; Rritjes; Menyra e tresmetimit me llojine(te cdo lloji) tyre; Vendin- lokalizimin; Faktoret qe lidhen me ambjetin ku resalizohet kontakti; Kushtet favorizuese te mundesise se shumimit, e afte per te shfaqur semundje; Faktoret qe lidhen perbujtesin, apo organizmin e gjalle…; Patogjenesen te shoqeruar me rrjedhen e semundjes(nga kontakti,replimkimi, inkubacioni…); Per te perfunduar me mjekimin(me, ose pa rezultat, apo kosto tek bota animale etj); Problematiken; Rrezikun dhe Prognozen me nje kuptim te gjere njohje… etj, qe gati e kane te veshtire,ose e pa mundur, t’a bejne shkencate tjera ,-Green 2006 ! Nje lidhje kaq prefekte dhe me obligim: NË MBROJTJEN E SHËNDETIT PUBLIK, MJEDISIN, MIRËQËNJEN DHE SHËNDETIN E KAFSHËVE,- eshte nje merite, por fatkeqesishte e pa gjetur akoma ne vendin tone!
    Kjo triade e gjetur…, ketu tek Ne,- specialistet Veterinanare e ka “FOLENE”!

  3. DrOt'hman Alban thotë:

    pershendetje profesor dhe urimet me te mira ! shkrim shume interesant ! shume njerez mendojne se profesioni i mjekut veteriner eshte i lidhur thjeshte me sherimin e kafsheve , mirepo e verteta qendron ndryshe mjeku veteriner si dhe sherbimi veterinar nuk ka si qellim thjeshte parandalimin dhe luften kunder shkaktareve te semundjeve te kafsheve , por nepermjet prevenimit dhe te mbajtjes nen kontroll te ketyre semundjeve ne kafshe realizohet hapi i pare ne mbrojtjen e shendetit te njeriut . bota eshte tronditur nga zoonozat qe kalojne nga kafshet tek njeriu here pas here dhe merite per kapercimin e ketyre situatave te veshtira per gjithe njerezimin kane patur edhe mjeket veterinare (ashtu sic e permendni edhe ju ne shkrimin e mesiperm) . eshte interesante qe mjeket veterinere perpiqen ta rrisin nivelin e tyre dhe ne rrafshin e semundshmerise se njerezve dhe ka patur raste kur ne praktiken e perditeshme ne kontaktet qe kemi me njerezit te cilet vuajne nga ndonje semundje e caktuar mendimi yne ka qene me i sakte se i kolegeve tane humane .

  4. Abdyl Arifaj thotë:

    Mendoj te behet dicka me konkretisht, eshte nje koncept i domosdoshem qe duhet futur ne mjeksin veterinare dhe humane. Duhen ber skemat e bashkepunimit dhe me nje her te fillohet bashkepunimi dhe nderveprimi mes dy sherbimeve per shendetin veterinar dhe human.

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s