Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Aflatoksina M1 nё QUMESHT(pjesa e parё)

Aflatoksina M1 nё QUMESHT(pjesa e parё)

Nga Profesor Kristaq BЁRXHOLI

qumeshtSipas tё dhёnave tё MBUMK, kohёt e fundit nё vendin tonё janё kontrolluar disa kampione qumёshti, tё marra nga qumёshti  nё treg, i trajtuar dhe i amballazhuar, ku kanё dalё kampione pozitivё pёr aflatoksinёn M1. Pamvarёsisht faktit qё, sipas MBUMK, niveli i aflatoksinёs ёshtё 2-3 herё mё i lartё  nga normat e EU, dhe 7-8 herё mё i ulёt se normat e SHBA?!, fakti ёshtё qё ato janё prezent nё qumёshtin nё treg. Kjo ёshtё e rrezikshme pёr konsumatorin e sidomos pёr fёmijtё, kur normat nё disa vёndeve Europiane  janё jashtёzakonisht tё ulta pёr tё mos thёnё nё nivelin  zero. Problemi ёshtё se, kontrolluesit, tani qё ёshtё vёrtetuar prezenca e aflatoksinave, si dhe alarmit tё disa vёndeve Europiane si Gjermania etj, tё mos merren me vlerat e standartit tё lejueshёm, pasi ato si ti pranojnё ata qё diskutojnё dhe tё mos i pranojnё, ato nuk ndryshojnё pasi jo vetёm qё janё vendosur  me ligj tё EU, porse ka dhe mjaft argumenta qё i mbёshtesin kёto vlera dhe njёkohёsisht pёrjashtojnё kategorikisht kategorinё e mendimeve pёr normat amerikane.

Ndёrkohё qё ne  kёrkojmё tё futemi nё Europё, dhe produktet tona kёrkojmё ti shesim nё Europё, nga ana tjetёr diskutohet pёr pranimin e standartateve tё kontinentit Amerikan. Ky ёshtё absurditet. Pёrgjegjsit e kontrollit tё produkteve ushqimore, duke patur nё dorё njё argument mbi orgjinёn e kёsaj aflatoksine, tё gjejnё burimimin e saj nё vendin tonё, pasi nё vёndet si Gjermania, burimi ёshtё misri i importuar nga Serbia i cili ёshtё i kontaminuar me myqet tё tipit Aspergillus. Pamvarёsisht kёtij fakti, ёshtё e domosdoshme dhe detyrё funksionale e shёrbimit veterinar si dhe e AKU, qё urgjentisht tё fillojnё punёn pёr tё gjetur burimin e kёtij kontaminimi dhe parandalimin  e kontaminimit tё mёtejshёm tё qumёshtit. Sipas kritereve shkencore ushqimi nuk pёrmban aflatoksinё M1, por ajo gjёndet  vetёm nё qumёsht. Nё ushqimet gjёndet aflatoksina B1. Tek ne, burimi mund tё mos jetё vetёm misri nga Serbia, qё kur futet i kontaminuar nё Gjermani, po tek ne?!., po pёr tё vendosur pёr kёtё duhet qё krahas tij tё kontrollohen edhe ushqimet e tjera pёr blektorinё si koncentratet e tjera,  bari, kashta, bёrsitё e lulediellit, soja etj. Vetёm kёshtu do tё bёhet e mundur njohja e burimit tё infektimit dhe  marrja e masave parandaluese. Nuk na nxjerrin asgjёkundi diskutimi i nivelit tё vlerave tё lejueshme. Ato vetёm shkaktojnё kaos dhe mbulim tё problemit nё fjalё. Pёr konceptin tem, nuk ёshtё pёrgjegjёsia vetёm e grumbulluesve  dhe pёrpunuesve tё qumёshtit, por duhet tё kontrollohen ata qё e prodhojnё qumёshtin. Grumbulluesit dhe pёrpunuesit e qumёshtit kanё pёr detyrё ta kontrollojnё  atё para se ta grumbullojnё dhe pёrpunojnё. Sot ka teste tё shpejta dhe mjaft tё sakta pёr ta bёrё kёtё. Fermat e vogla apo tё mёdha, etj duhet tё jenё objekt i kёtij kontrolli. Kёshtu, duke  bёrё sontazhe nё tankerat, ku kanё grumbulluar qumёshtin, apo dhe vec e vec, pёr prodhues tё ndryshёm, bёhet e mundur evidentimi i rasteve dhe mos grumbullimi i qumёshtit nga prodhues tё tillё. Natyrisht qё ky kontroll duhet tё fillojё urgjentisht dhe mbi bazёn e njё programi tё hartuar me kujdes. Ai  duhet tё fillojё qё nga misri qё vjen herё mbas here nё port para se tё shpёrndahet, po kёshtu dhe pёr koncentratet e tjera apo dhe pёr barin e kashtёn qё vijnё edhe nga Maqedonia. Ky kontroll pёr mendimin tim nuk duhet tё ketё karakter fushator, por gjithё vjetor dhe i vazhdueshёm. Nuk ka asnjё argument qё nёse koncentratet apo produktete e tjera nё ushqimin e kafshёve nuk kanё myqe, tё mos kontrollohen pёr mykotoksina. Shkencёrisht pranohet,  se mund tё mos ketё myqe por ka mykotoksina dhe e kundёrta, prandaj kontrolli mё i mirё ёshtё  kontrolli  vetёm pёr mykotoksinat. Nёse legjislacioni  ynё nuk e parashikon  kёtё moment, pra kontrollin gjithё vjetor e tё vazhdueshёm tё  prodhuesve apo kontrollin vetёm pёr mykotoksina, le tё pёrgatiten amendamentet dhe  deri nё miratimin e tyre tё operohet me urdhёr Ministri. Çetifikimi i fermave prodhuese do tё ishte njё zgjidhje ideale dhe e gjithpranueshme si pёr infeksionet e ndryshme dhe pёr aflatoksinat.

Duke qёnё se ky problem, doli pёr herё tё parё  gjatё kёsaj periudhe nё vendin tonё e shof tё arsyeshme qё pёr fermerёt, popullatёn etj  tё jap njё informacion tё shkurtёr por  tё mjaftueshёm pёr kёtё problem.

Çfarё  janё aflatoksinat?

Njё numur  myqesh dhe kёrpudhash, prodhojnё pёrbёrёs toksikё tё ndryshёm qё bashkarisht emёrtohen  si mykotoksina. Kёto, natyrisht qё nuk prodhohen nga tё gjithё llojet, porse nga disa prej tyre. Aflatoksinat B1  janё forma tё mykotoksinave tё prodhuara  nga myqe specifikё tё quajtur  Aspergillus  (Aspergillus flavus  dhe  Aspergillus parasiticus) qё nё kushte  tё ndryshme gjёnden apo kontaminojnё ushqimin e kafshёve dhe tё njeriut.Shumica e mykotoksinave janё kimkisht stabёl kundrejt pёrpunimit tё qumёshtit edhe kundrejt temperaturave tё larta.

Çfarё ndodh me shёndetin e kafshёve qё konsumojnё  aflatoksina?

Lopёt e qumёshtit, qё konsumojnё ushqim me pёrmbajtje tё larta tё aflatoksinave , mund tё shfaqin shёnja tё tilla si ulje tё prodhimit tё qumёshtit, ngadalёsim nё rritje sidomos tek mёshqerat si dhe ulje  tё fuqisё  sё sistemit imunitar. Ulja e aftёsisё mbrojtёse tё sistemit imunitar, ul mbrojtjen e organizmit kundrejt sёmundjeve tё ndryshme.

Pjesa e dyte: Aflatoksina  M1 nё QUMESHT-Problemet shёndetёsore tek njerzit?

Profesor Kristaq BЁRXHOLI
Fakulteti i Mjekёsisё Veterinare
Universiteti Bujqёsor Tiranё

Lejohet ripublikimi i këtij artikulli vetëm me lejën e redaksisë ose autorit !


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: