Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Delja lind 5 qingja!

Delja lind 5 qingja!

Advertisements

-Janar 2017-
Që një dele të lindë 5 qingja këto janë raste të rralla dhe përbëjnë vertet një surprize të këndëshme.
Me këtë surprize është përballur fermeri nga Vlora kur ka shkuar për kontroll gjatë natës në stallën ku mban dhentë e tij. Delja i kishte lindur dhe qingjat ishin në kembë.
Delet që lindin 5 qingja hasen 1 në 1 milion (1.000.000). Fermeri i cili mbarështon rreth 280 kokë dhen, tregon për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare se që të 5 qingjat gëzojnë shëndet të plotë dhe janë lozonjarë ashtu sic është cdo qingj. Gjithashtu delja po ashtu është e shëndetëshme dhe tregon kujdes për pesënjakët e saj!
Edhe redaksia jonë ju uron rritjte të mbarë!
Delet që lindin 2 edhe 3 qingja hasen shpesh, por delet me 4 apo 5 qingja janë vërtet një histori e rrallë që meriton vëmendje.
Punë të mbarë të gjithë fermerëve, këtyre njerëzve të urtë, fjalë pak dhe punë shumë!

Advertisements
Këtë e pëlqejnë %d blogues: