Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Kafshët e fermave- Blegtoria » Lara e Polisit, një rracë autoktone drejt zhdukjes

Lara e Polisit, një rracë autoktone drejt zhdukjes

Advertisements

 

Zona e Polisit shtrihet kryesisht në rrethin e Librazhdit, por disa pjesë të saj i përkasin dhe Elbasanit. Kjo zonë është një nga krahinat më interesante dhe më të veçanta të Shqipërisë, djep i një qytetërimi të lashtë, me një të kaluar të lavdishme historike dhe kulturore me një bukuri natyrore të jashtëzakonshme. Të veçantë ka edhe traditat, kulturën, këngët polifonike, mikpritjen, mënyrën e jetesës, gatimit etj.

Në shekullin e 15-të Polisi ishte një zonë i lulëzuar dhe kryeqendra e një prej principatave më të dëgjuara shqiptare, Aranitët, kurse sot ai është një grumbull fshatrash të vegjël, që ka trashëguar nga e kaluara e civilizuar vetëm emrin dhe disa elementë të lashtë.

Tek blegtorët e Polisit gjendet një sistem numërimi origjinal, i vjetër, që daton para pushtimit turk. Ata kishin shpikur simbole që u korrespondonin numrave aritmetikë. Këto numra barinjtë i “shkruanin” duke i gdhendur mbi një shkop prej druri, që quhej rabushë. Rabushët përgatiteshin prej druri thane, pasi prej thanës dilnin shkopinj të drejtë, të fortë dhe pa palcë.  Shënimi i numrave bëhej duke i radhitur numrat njëri pas tjetrit, nga e majta në të djathtë. Me anë të këtyre simboleve-numra zhvilloheshin disa veprime matematikore, siç ishin mbledhjeve të numrave dhe formimi i shifrave. Rabushët përdoreshin kryesisht nga barinjtë për të shënuar sasinë e bulmetit,  mishit, leshit etj. Sot rabushët janë nxjerrë jashtë përdorimit. Ata kanë mbetur si një relikte e vjetër, që dëshmon për një kulturë të lashtë, të krijuar në shekuj nga banorët e zonës.

Por akoma më të veçantë është rraca e deles autoktone që mendohet të jetë prezente që prej kohëve të lashta.

Aktualisht “Lara e Polisit” apo e njohur dhe me emrin “Syska” është e shtrirë në Polis, Librazhd dhe disa zona kufitare  pjesë e bashkisë Elbasan. Sipas gojëdhënave të zonës së Polisit kjo dele është aq e lashtë sa nuk mbahet mend dhe ka shoqëruar banorët autoktonë brez pas brezi. Ka të moshuar që thonë se ajo vjen nga Iliria dhe është autoktone shqiptare, që me rezistencën e saj ka arritur deri sot. Banorët kërkojnë që kjo racë të mbrohet me ligj dhe ata që i rrisin të kenë ndihmë financiare.

“Lara e Polisit, delja ilire në rrezik zhdukjeje”

Syska ose e njohur ndryshe si “Lara e Polisit” është një racë autoktone shqiptare që është ruajtur mes shekujsh dhe vazhdon  edhe sot në Polis të Librazhdit. E konsideruar si një lloj i veçantë i deles, vit pas viti kjo racë ka pasur një rënie duke shënuar vetëm 110 kokë bagëti dy vjet më parë.  Së fundi Drejtoria e Bujqësisë ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për nxitjen e mbarështimit të racës vendase. Mësohet se aktualisht numri i deleve ka arritur në 486 krerë. Ferit Alliu është një ndër rritësit e deles autoktone. “E kemi pasur brez pas brezi këtë lloj dele. është shumë e veçantë pasi na jep shumë qingja dhe e përshtatshme për terrenin tonë të vështirë. Do të vazhdoj të mbaj dele edhe pse fëmijët nuk janë më si ne që kujdesemi. Duhet dhe mbështetje nga shteti pasi vetë e kemi të vështirë ti mbajmë”.

Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në qarkun Elbasan, Fatmir Ozuni thotë se numri i fermerëve që po rrisin larën e Polisit është shtuar duke u shtrirë edhe në zonat përreth Polisit. Aktualisht janë 6 blegtorë që mbarështojnë rracën e rrallë. “Drejtoria e Bujqësisë nëpërmjet shërbimit veterinar ndjek të gjitha procedurat për ruajtjen dhe zhvillimin e e kësaj race në zonat ku aktualisht është duke u mbarështuar. Aktualisht janë vetëm 6 fermerë që i mbarështojnë por shpresojmë që të rrisim numrin në vazhdim. Kjo racë konsiderohet e rrezikuar nga zhdukja edhe pse ka pasur politika mbështetëse për shtimin e numrit të krerëve”.

Dr Fatmir Ozuni, Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në qarkun Elbasan.

Ozuni shpjegon cilësitë e rralla të deles ilire duke theksuar faktin se është mjaft rezistente ndaj sëmundjeve, gjë që e ka ruajtur dhe sjellë deri sot. “Lara e Polisit arrin mesatarisht 30-45 kg me 40 deri në 45 kg qumësht në vit. Ka pjellshmëri humë të lartë deri në 110%. Shfrytëzon shumë mirë kullotat e zonës nga ku ka marrë edhe emrin”.

 

Burimi informacionit; Konica.al

 

Advertisements
Këtë e pëlqejnë %d blogues: