Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Dhe lufta vazhdon…

Një qen me një dashuri të madhe i cili falë Universitetit të Veterinarisë në Florida, USA do të jetojë një jetë shumë herë më të mirë sesa deri tani.

Bubble është emri i këtij 5 vjecari të rracës Neapolitan Mastiff prej të cilit u hoq një tumor masiv afërsisht 4.5 kg, i cili ishte zhvilluar në rajonin e kokës.

Pasi u gjet nga një grup i dashamirësve të kafshëve, ai u cua në Universitetin e Floridas (UF) ku Mjekët Veterinerë specialistë të Onkologjisë, bënë ndërhyrjen dhe larguan tumorin i cili në bazë të analizave rezultoi kancer, Osteokondrosarkoma multilobulare ( Osteochondrosarcoma), nje tumor tepër agresiv. Pjesë e kësaj ndërhyrje ishte dhe largimi i një pjesë të kafkës ku ishte rritur ky tumor. Por sigurisht lufta e Mjekëve Veterinerë dhe e Bubble-s nuk ka përfunduar këtu. Trajtimi i tij duhet të vazhdojë dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale me kimoterapi apo terapi me rreze, në varësi të rezultatit përfundimtar të patologjisë që po kryhet. I urojmë fat në të ardhmen këtij heroi. Ju urojmë suksese të mëtejshme Mjekëve Veterinerë që realizuan këtë ndërhyrje që nuk ishte e para e këtij lloji, por fatkeqësisht as e fundit!

Bubble të urojmë shërim të shpejtë!

Artikulli u përgatit për Veterineret/Telegraf.
Në raste referimi nga ky artikull, ju lutemi shoqëroheni atë me linkun përkatës!


Na shkruani