Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Parazitët, kafshët shtëpiake, dhe fëmijët.

Parazitët, kafshët shtëpiake, dhe fëmijët.

foto ilustruese

Ankilostomozat (hookworms) dhe Askaridoza( toxocariasis) janë parazitë nematodë që jetojnë në aparatin gastrointestinal të qenve( toxocariasis canis) dhe maceve( toxocariasis cati).Këto parazitë mund të prekin dhe njerëzit (zoonoze) .Janë raportuar më shumë se 600 milion raste në njerëz  të prekur nga  këto parazitet.Mendohet se 30 deri 50 % ( ne Shqiperi kjo % është më e madhe) e qenve dhe maceve kanë prezente këto parazitoza.Njerëzit infketohen nga i njejti parazit që prek kafshët .Fëmijët dhe njerzit me sistem imun te dobët janë më të rrezikuarit .

Qentë/macet  infektohen me Ankilostomozat (hookworms) dhe Askaridoza duke ecur (shëtitur) ne vëndet ku kanë kaluar dhe defekuar qentë/macet e infektuara.Vezët dhe larvat e parazitit (me madhësi mikroskopike) ngjiten në këmbët e  kafshëve të shëndosha .Kështu kur qeni/macja pastrohet apo lëpihet , larvat dhe vezët kalojnë në aparatin tretës duke infektuar kshtu kafshët e shëndosha.Tre javë më vonë kafsha e infektuar përhap vezët dhe larvat e parazitëve kudo dhe në sasira të mëdha me anën e jashtëqitjes.

femija dhe qeniNëse qeni/macja juaj pastrohet (lëpihet) dhe më pas lëpin fëmijët , nëse fëmija juaj luan me qenin/macen apo e prek ate, ai/ajo kanë marrë në këtë mënyrë vezët apo larvat e parazitëve duke u infektuar në këtë mënyre me këto parazitë.

Qentë mund të kenë këpusha të cilat mund të trasnmetojnë tek njeriu sëmundje të ndryshme :anaplazma, babezioza, tularemia,borrelia etj.

Fëmijët mund të preken nga këto sëmundje nëse luajnë me qenin/macen duke ekspozuar veten ndaj kepushave, apo atëhere kur macja  fle ne krevatin tonë duke bërë të mundur lëshimin e këpushave në krevat.

Macet mund te infektohen nga Ankilostomozat (hookworms) dhe Askaridoza atëhere kur gjuajnë (dhe hanë) në natyrë kafshë që janë të prekura.Por edhe në qoftë se macja juaj qëndron vetëm brenda , infektimi mund të ndodhë në mënyra te tjera, psh kur nje” mi”  I prekur mundet të hyjë në shtëpinë tonë.

Si mund të parandalojmë transmetimin tek fëmijët tanë?

  • Mbaheni qenin/macen tuaj ne preventivë kundër parazitëve të jashtëm dhe të brendëshëm, përgjatë gjithë vitit.

  • Pastroni kopshtin tuaj sa më shpesh të mundeni nga  jashtëqitja e qenit tuaj.

  • Bisedoni me Mjekun Veteriner për të bërë të mundur analizat e feçes ( jashtëqitjes) se qenit/maces suaj, të paktën një herë në 6 muaj.

  • Theksojmë se vezët dhe larvat e parazitëve tek qeni dhe macja janë mikroskopike dhe shihen vetëm me anën e mikroskopit.

Për këtë analizë ju nëse dëshironi dhe mund të mos e çoni kafshën tuaj tek veterineri , por të çoni  vetëm jashtqitjen e freskët.

  • MËSOJINI FËMIJËT TUAJ  QË TI LAJNË DUART SA HERË QË LUAJNË APO PREKIN QENIN OSE MACEN.

Pergatiti materialin MV Egli Ozuni

Materiali është pronë e revistës onlinë “Veterinerët” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 228 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: