Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Kush është qeni i përshtatshëm për ta mbajtur në familje, aq më shumë kur kemi dhe fëmijë të vegjel?

Kush është qeni i përshtatshëm për ta mbajtur në familje, aq më shumë kur kemi dhe fëmijë të vegjel?

Ka shumë nga ne që dëshirojmë të kenë një qen për ta pasur në familje dhe për tu kujdesur për të, pse jo dhe të luajmë së bashku në kohën e lirë.

foto ilustruese

Futesh në mendime kur lexon gazetat apo shikon TV të ndryshme të cilat flasin per fëmijë të sulmuar nga qeni. Dhe kështu lindin pyetjet:

Sa e madhe egziston mundësia që kjo të ndodhi dhe fëmijëve të tu?

Po qeni që kemi ne në shtëpi apo planifikojmë ta marrim a do ta kryejë vallë një veprim të tillë?

Dhe para së gjithash, sa mundemi ne si prindër, apo si pronarë të një qeni, të parandalojmë këtë gjë?

Duke u nisur nga raportimet e kafshimeve të qenëve kundrejt fëmijëve, që bëhen nëpër botë (të kihet parasysh se nuk raportohen të gjitha kafshimet)të shqetëson fakti që ka më shumë plagosje sesa dëshironim.Sigurisht nuk ka një llogaritje të tregojë sesa kohë(orë) fëmijët kalojnë nën kujdesin e qenve, por një gjë është e sigurt se në bazë të orëve të kaluara së bashku ky nr plagosjesh është i vogël.Rastet e vdekjeve janë akoma më të vogla deri në pikën kur quhet diçka shumë e rrallë.

Por dhe një vdekje e vetme nga sulmi i një qeni është e tepërt, të mos harrojmë po flasim për jetë njerëzish aq më shumë kur flasim për fëmijë, nga një ndodhi e tillë është një mësim që duhet marrë shumë seriozisht.

Kushdo që është i përgjegjshëm për kujdesin që duhet të tregojë nëse ka një femijë apo qen duhet të dije disa nga rregullat.Fatkeqësisht keto rregulla nuk njihen nga të gjithë.Shpresojmë se situata do ndryshojë për më mirë në të ardhmen.Nga të gjithë ne dihet se eksperienca që një fëmijë përfiton duke jetuar apo luajtur me një qen, është e madhe dhe me përfitime të konsiderueshme nga ana e fëmijëve.Ja vlen të mësojmë si të kemi një bashkjetesë frytdhënëse midis fëmijëve dhe qenit ne familjet tona.

Po kush është qeni i përshtatshëm për ta mbajtur në familje aq më shumë kur kemi dhe fëmijë të vegjel?

Qen të ndryshëm sillen ndryshe me fëmijë të ndryshëm.Rraca sigurisht është një faktor kryesor, por shumë keqkuptime ka rreth rracave me “emër të keq”.Por nuk është ky problemi.Po ta pergjithësojmë këtë në një shembull njeriu atëhere i bie te flasim rreth njerëz të kategorive të njëjta të cilët do të sillen në të njëjtën mënyrë, apo që të gjithë pjestarët e familjes sillen në të njëjtën menyrë.Keni njohur ndonje familje me shumë fëmijë?Sa e njëjtë është sjellja e tyre?Apo ndryshimi i sjelljes brenda një fisi?Është komplet i ndryshëm apo jo?

Njerzit janë të ndryshëm midis tyre, qoftë dhe brenda të së njëjtës familje.E pra kështu janë dhe qentë.Por qentë nuk mund të llogjikojnë si njerzit.Njerzit mund të kuptojnë kur një veprim është i nxituar apo i gabuar.Ka shumë njerëz që bëjnë fajtor qenin “pasi veproi gabim”, duke besuar se qeni e di domethenien e fjales “gabim”.E vërteta është se qeni nuk kupton dot ndryshim midis asaj që është gabim dhe asaj që është drejt.Ata e kuptojnë vetëm kur ne jemi të pakënaqur.

Të kihet parasysh që kur qeni sulmon dhe vret një kafshë tjetër nuk quhet krim, po kështu dhe kur qeni sulmon njeriun.Qente nuk kanë aftësinë e të menduarit apo të vepruarit nën një kod moral, ashtu siç nuk e kanë edhe disa njerëz.Kështu që është detyra e jonë ti mësojmë një qeni ç’farë është mirë dhe ç’farë është keq.Është detyra e jonë që të kryejmë kontaktin e duhur midis fëmijëve dhe qenit.Duke dashur të vendosim se cili do të jetë qeni i përshtatshëm duhet të kihet parasysh që është njësoj si të vendosim se cili do të jëtë shoku apo shoqja e duhur per femijën tonë.Për këtë nuk zgjidhet duke u nisur nga rraca apo fisi.

Megjithëse nuk e dimë kush qen do sillet më mirë me fëmijën, rraca është një faktor kryesor nga ku nisemi.Për shembull nëse kemi një rracë e cila ka instiktin e fortë për që të ndalojë diçka që lëviz me shpejtësi duke perdor dhëmbët, atëhere ne do na duhet: a) të mësojmë qenin të sillet me kujdes rreth fëmijëve b) mësojmë fëmijët të mos luajnë rrëmbyeshëm kur luajnë rreth qenit c)fëmijët e vegjël duhen mbajtur gjithmonë nën mbikqyrje dhe te ndjekin mësimet që ju japim kur janë në kontakt me qenin.

Kur vendosim të lejojmë që një fëmijë të jetë nën shoqërinë e qenit duhet të njohim mirë sjelljet e qenit, karakterisitikat e kësaj rrace apo qoftë edhe për kryqëzimet e rëmija kane sysh se nëse vendsni te blini apo merrni njC3here kjo moshë rritet.Tek çunat mosha se kur duhet lën%i kthimi ti tij/saj në dyqanin(apo personin) ku u ble pasi ka qen që nuk munden të mësohen asnjëherë në familje.Gjithmonë e mira është kur blihet nga një person i caktuar të cilin e njohim personalisht dhe njohim sjelljet e tij rreth kafshëve.Mos merrni asnjëherë nje qen nga nje person sjellja e të cilit nuk ju pëlqen.Kur bëhet fjalë për ta blerë në dyqan atëhere gjithcka varet nga personi qe ka apo drejton dyqanin.

Një qen i rritur tashmë është zgjedhja më e mirë për të pasur në shtëpi nëse kemi fëmijë të vegjël.Sjellja e fëmijëve mund të çorjentojë një këlysh dhe ta bëjë konfiuz në mësimet që po merr.

Mbikqyrja 

Ekspertët janë dakord se në asnjë mënyrë nuk duhen lënë vetëm për vetëm me qenin fëmijët që janë nënmoshën e fillimit të shkollës, nuk ka rëndësi sesa i kujdeshëm me fëmijët qeni është.Nëse qeni apo fëmija kane sjellje të rrëmbyera dhe agressive atëhere kjo moshë rritet.Tek çunat mosha se kur duhet lënë nën shoqërinë e qenit është më e lartë sesa tek vajzat.

Një nga arsyet se pse mendohet se është kjo mosha kur mund të lejohet qeni dhe fëmija nënshoqërinë e njeri tjetrit , pasi mosha rreth 5 apo 7 vjec është kjo moshë kur fëmija fillon dhe kupton disa nga rregullat e sjelljes së drejtë dhe të gabuar.

Megjithëse mund të jenë të rritur mjaftueshëm të kuptojnë konceptin dhe bazat e sjlljes me qenin, fëmijët fillojnë dhe  eksperimentojnë sapo ndodhen vetëm dhe larg vëzhgimit të të rriturve.Kjo është një sjellje normale e fëmijeve.

Për t%he qeni nuk është në kontakt me qen apo kafshë të tjera.Ketu është një vënd i mirë ku fëmija mund të marrë disa mësime rreth mënyrës së sjelljes ndaj qenit kur ndodhemi në ambiente të tjera jo vetëm në brenda në shtëpi.

Disa nga ushtrimet që na ndihmojnë në trajnimin e qenit, kanë të bëjnë me aktivitete mentale dhe sjelljen e qenit jashtë shtëpisë.

Por gjithshtu duhet të kihet parasysh se qeni kërkon kujdes veterinar.Një qen që nuk shkon rregullisht

Asnjëherë mos bëni gabimin të mendoni se qeni që keni është aq i mirë sa fëmija mund ti bëjë gjithcka dhe qeni nuk do të reagojë asnjëherë.Asnjëherë mos lejoni fëmijën të bëjë apo sillet si të dojë karshi qenit.

Dikush pyet a është e rrezikëshme te lejojmë fëmijën ta nxjerri qenin për shëtitje?

Po, kjo do ta veje fëmijën në një sërë rreziqesh psh fëmija mund të lëndohet kur qeni mund të ndeshet me një qen tjetër.Sigurisht ndihmon shumë kur kemi një kopësht të rrethuar dhe qeni nuk është në kontakt me qen apo kafshë të tjera.Ketu është një vënd i mirë ku fëmija mund të marrë disa mësime rreth mënyrës së sjelljes ndaj qenit kur ndodhemi në ambiente të tjera jo vetëm në brenda në shtëpi.

Disa nga ushtrimet që na ndihmojnë në trajnimin e qenit, kanë të bëjnë me aktivitete mentale dhe sjelljen e qenit jashtë shtëpisë.

Por gjithshtu duhet të kihet parasysh se qeni kërkon kujdes veterinar.Një qen që nuk shkon rregullisht tek Mjeku Veteriner është një rrezik më shumë për fëmijën.Prindërit duhet të jenë të përgjegjshëm që shume nga vaksinat janë për të mbrojtur njerzit dhe kafshët gjithashtu.Ka shume sëmundje te cilat quhen zonoze dhe janë një rrezik më shumë në këtë bashkjetesë të qenit me fëmijët.Nuk kujdesemi vetem per qenin kur marrim masat preventive ndaj pleshatve dhe rriqnave, ndaj parazitëve të brendëshëm , por gjithashtu kujdësemi për fëmijët dhe pjestarët e tjerë të familjes.

Kujdesi me qentë e huaj

 

Është dicka që duhet kushtuar më shumë vëmendje sesa thjesht “qeni i komshiut”.

Në vënde të ndryshme të botës fëmijët në kopësht apo ne klasat e para kanë orë mësimi të vecanta sesi duhet të sillen ndaj një qeni të huaj.

Duhet të kihet parasysh që të dy dhe fëmija dhe qeni duhet të jenë nën kujdesin e më të rriturve.

Një nga mësimet më kryesore është që fëmija duhet gjithmonë të pyesi pronarin apo shoqëruesin e qenit nëse mund ta përkëdheli qenin para se ta preki ate.Nëse qeni është pa shoqërues nuk duhet në asnjë mënyrë të preket.

Duke ditur qe qentë janë shumë “mbrojtës territori”, duhet që fëmija të mësojë që asnjëherë te mos i afrohet një qeni që ndodhet në një oborr apo në një makinë veçanërisht kur nuk ndodhet pronari dhe të merret leja për ta përkedhelur apo luajtur me qenin.

Nëse qeni juaj ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj fëmijës nuk duhet humbur kohë por duhet biseduar me nje specialist I cili në këtë rast është Mjeku Veteriner.Nese shikoni se fëmija juaj kryen veprime të pakontrolluara ndaj qenit, ju lutemi ndalojeni sa nuk është vonë.

Pothuajse në të gjitha rastet e plagosjeve serioze kemi pasur një paralajmërim të situatës, por njerzit nuk kanë vepruar duke marrë masat e duhura në kohë.

Nëse një fëmijë vazhdon dhe abuzon qenin atëhere duhet biseduar dhe me Mjekun Pediater pasi keto janë raste urgjente.

Nëse do ju duhet të jepni një qen pasi qeni nuk ka mundur të tolerojë sjelljen e fëmijeve, duhet biseduar me Veterinerin për të kuptuar më mirë cila ishte arsyeja që nuk eci siç duhej.Në këtë mënyrë do të mund të vendosni nëse do të mund të merrni një qen tjetër apo jo.

Të gjithë ne duam që fëmijët të kenë një eksperiencë të mirë me qentë dhe gjithashtu qentë te kenë një eskperiencë të mirë me fëmijët tanë.Kjo kërkon punë por është diçka e arritëshme dhe frytdhënëse.

Përgatiti materialin MV Egli Ozuni

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e autorit ose redaksisë


1 Koment

  1. Xhilda Roko thotë:

    pershendetje. duhet theksuar se mbajtja e nje qeni pamvarsisht nga raca e tij eshte shume e mire per femijet, duke i mesuar ata te kujdesen per te tjeret, per te kaluar dhe kohen e lire. raca nuk ka rendesi, por vetem se keshillohet per ta pas me t elehte , qeni duhet te meret 40-45 ditesh qe te mesohet me familjen e re.

Na shkruani

Please log in using one of these methods to post your comment:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 222 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: