Dehidratimi

qen pi ujeDehidratim quhet humbja e tepruar e lëngjeve të trupit (zakonisht me anë të vjellave dhe / ose diarresë), ose vjen nga mungesa e marrjes së lëngjeve të nevojshme (ulje e etjes).

Gabimi më i zakonshëm që kryhet nga pronarët e kafshëve, është kur vazhdohet dhënia e ushqimit dhe ujit megjithëse pacienti vazhdon dhe vjell. Ky fakt bën që gjërat të përkeqësohen duke mos lejuar dhe dhënë kohë stomakut dhe traktit tretës në përgjithësi, që të ketë periudhë të mjaftueshme për të pushuar dhe për tu  shëruar, në këtë mënyrë mund të shkaktojmë të vjella duke pasur kështu  humbje shtesë lëngjesh në trup. Largimi i ushqimit dhe ujit ( apo diete urie), për një periudhë të shkurtër kohe, tek një pacient që ka vjellje, mund të duket sikur do ta përkeqësojë dehidratimin, por në fakt në këtë mënyrë mund të shmangni dehidratimin e mëtejshëm.Dehidratim bën që kafshët e sëmura të ndjehen të përgjumura, si dhe dehidratimi potencialisht, mund të shkaktojë probleme të rënda me veshkat dhe organe të tjera të brendshme nëse nuk trajtohet.

Si duhet vepruar ?

 

  • Nëse kemi të bëjmë me dehidratim të moderuar ose të rëndë, të kërkohet menjëherë ndihmë nga mjeku veteriner (Shih më poshtë se kush quhet dehidratim i rëndë).


  • Nëse dehidrimi është i lehtë dhe kafsha juaj nuk ka të vjella, jepini sasi të vogla të ujit nga goja, me intervale të shpeshta, që do të thotë për macet dhe qentë e vegjël 1 lugë caji – dhe për qentë mesatarë dhe trup mëdhenj, 1-2 lugë gjelle deri gjysëm filxhani caji me ujë çdo disa orë.


  • Nëse kafsha juaj është letargjike, e lodhur, shfaq shënja dhimbjeje, ose nuk ka ngrënë për 24 orët e fundit, kërkoni menjëherë kujdesin veterinar.

Si nuk duhet vepruar ?
 
a)   Mos e lejoni qenin apo macen tuaj të ketë mundësi të ketë kontakt të menjëhershme me sasi të mëdha të ujit ose lëngjeve të tjera.

 b) Kini kujdes në përdorimin e ushqimeve të thata, përdorini ato vetëm sipas udhëzimeve nga mjeku veteriner.

Dehidratimi shpesh shoqëron simptoma si vjellje, diarre, hipotermi (temperaturë të ulët trupit), ethe, e të tjera. Shënjat që të dallojmë nëse një kafshë është e dehidratuar janë disa:

 Goja: Mukozat e gojës dhe gjuha duhet të jenë të lagura ( njoma). Nëse ato janë të thata, kjo mund te jetë një shenjë se miku juaj mund të jetë i/e dehidratuar. Në kushte normale jargët dhe pështyma e gojës janë mjaft të holluara dhe të tejdukshme (mezi të dallueshme).

Sytë: A janë ata normale, apo të zhytur në zgavra? Sytë e fundosur apo të thatë mund të tregojnë dehidratim, dhe është një shënjë që kërkon vëmendje veterinare.

elasticiteti lekuresLëkura: Mbase mund te keni vënë re së një mjek veteriner tërheq lëkurën për të parë nëse kafsha është e dehidratuar apo jo. Ky test i lëkurës kryhet për të parë elasticitetin e lëkurës. Nëse lëkura kthehet në pozicionin e mëparshëm në mënyrë të ngadalëshme, tregon se kafsha mund të ketënjë dehidratim mesatar.

Nëse lëkura nuk kthehet në pozicionin e saj të plotë, tregon se elsaticiteti ka humbur plotësisht dhe kafsha juaj mund të ketë dehidratim të rëndë dhe ai/ajo mund të jetë në gjendje kritike. Është e këshillueshme të kërkoni vëmendje veterinare menjëherë. Testi me anën e tërheqjes së lëkurës nuk është gjithmonë i saktë dhe disa faktorë të tillë si mosha, nëse kemi të bejmë me humbje peshe dhe gjendja aktuale e lëkurës mund të japin rezultate false.

Në rastet me dehidratim të rëndë kërkohet zëvendësimi i menjëhershëm i lëngjeve të humbura me anën e serumeve ringers të dhëna në rrugë nënlëkurë ( subcutane) apo direkt në gjak ( intravenoze) nga mjeku veteriner.

 Për të pasur një mendim profesional dhe përcaktuar saktë nëse kafsha juaj ështe apo jo e dehidratuar, vizita tek mjeku veterinar do te jetë ajo që do të japë gjithshtu informacione rreth shkakut dhe trajtimit të duhur që duhet të ndiqet.

  Përgatiti artikullin doktor Atalvin Zhiva

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë .

Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Veterinerët”.

 Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës nga veterineret.com


Na shkruani

Please log in using one of these methods to post your comment:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 225 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: