Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » C’farë është mikroçipi ?

C’farë është mikroçipi ?

Dr Atalvin Zhiva

C’farë është një mikroçip ?

Mikrocipi është një transmetues i vogël me madhësinë sa një kokërr orizi mbuluar me një mbështjellëse silikoni për ta bërë të pranueshëm dhe të paluftueshëm nga antitrupat

“Cipi” cili vendoset nënlëkurë ku dhe qëndron përgjatë gjithë jetës së kafshës.

Kur një skaner kalon sipër një sinjal i transmeton skanerit një numër identifikimi i cili është unik.

Një numër i cili mund të shpëtojë jetën e mikut tuaj , një numër i cili mund t’ju bashkojë ju sërisht kur kafsha është larguar  dhe gjetur nga dikush tjetër, kur ka një konflikt rreth pronësisë së kafshës.

Në shumë vënde të botës vendosja e një mikrocipi është kthyer në një rutinë, po ashtu si kryerja e vaksinave .Shume shtëpi strehimi për qen dhe macet e rrugëve vendosin mikroçipat në mënyrë automatike sapo një qen, apo mace ,apo c’faredo lloj kafshe , shpendi sillet në to për tu birësuar.

Mikrocipi ka më shumë se 20 vjet që kryhet dhe historitë dhe benefitet rreth tij (mikrocipit) janë të shumta , e megjithatë ka ende njerëz që nuk kanë dëgjuar akoma rreth tij.

Një historik i shkurtër rreth mikrochipit.

Mikrocipi është i ndërtuar nga shtresa të ndryshme i mbështjellë me një shtresë silikoni , material gjysëmpërcues.Shtresat janë ndërtuar nga një proces i quajtur “fotolitografy” dhe ka në përbërje kimikate dhe gazra.

Zbuluesit e mikrocipit janë dy ; Jack Kilby dhe Robert Noyce , dy inxhinierë elektronikë .Duke bërë kështu regjistrimin e patentës në emër të këtyre inxhinierëve.

Vendosja e mikrocipit.

Me anën e një shiringe të përbërë nga një age e dezenjuar posacërisht për këtë proces mund të kryhet vendosja e mikroprocesorit në më pak se 1 minutë.Procesi është pothuajse i njejtë me aplikimin e një vaksine nënlëkurë.Gjithsesi madhësia e ages shumë herë i tremb klientat nëse kafsha e tyre ndjen dhimbje apo jo. Theksojmë se studimet dhe vitet e eksperiences nuk kanë treguar probleme parësore apo sekondare nga vendosja e mikrocipit.Reagimet nga kafsha gjatë këtij  procesi janë minimale.

Shpesh haset në një kekquptim ku mendohet se vendosja e mikrocipit kërkon ndërhyrje kirurgjikale , gjë që nuk është e vërtetë.

C’farë informacioni është koduar në mikroçip ?

 Në të gjendet një numër unik identifikimi , pra një numër i caktuar i përket një kafshe të caktuar.

Theksojmë se nuk gjendet në të asnjë informacion rreth pronarit, kafshës , adresës etj etj.

Është me rëndësi jetike të bëhet regjistrimi i të dhënave dhe nr kntakti .Mos harrojmë që nëse një mikrocip nuk është i regjistruar dhe dikush e gjen qenin tuaj dhe deshiron ta mbaje ate , mundet thjesht te beje regjistrimin e cipit nen emrin e tij.

Nr i cipit është i njëjtë si numëri identifikues i makinave ( nr shasisë etj ) , pra kuptojmë se duhet të jetë pronari ai që duhet të hedhë të dhënat personale ( emër , mbiemër , adresa , telefoni , kontakte të tjera, psh motër, vëlla etj, përshkrimi i kafshës etj ) në faqen e internetit .

 Kush janë disa nga benefitet e mikroçipit ?

 Kur kafsha humbet.

Kjo është dhe arsyeja primare e krijimit te mikrocipit.Nese miku juaj humbet c’do klinikë , qëndër qe posedon një skaner mund të skanojë dhe në bazë të numërit mund te gjejë pronarin e regjistruar .Në bazë të mikrocipit në spitalet ku kam punuar ne kemi mundur të gjejmë pronarin e kafshës në më pak se 1 orë.

 Aksidentet

Nëse një kafshë është e plagosur , nga një aksident me makinë dhe është sjellë në spital nga një person me zemër të madhe ( të cilët janë të shumtë, më besoni ) por që nuk e njeh kafshën , me anën e skanimit dhe nëse ndodhet mikrocipi  , veterineri mund të gjeje pronaret e kafshës menjëherë , mendoni nëse miku juaj nuk ka një mikrocip, nuk do të mund të mësoni asnjëherë ca ka ndodhur me të.

 Konfliktet e pronësisë

Për të krijuar një ide më të qartë po sjell rastin e parë në një gjyq ku isha thirrur për të dëshmuar në lidhjet që një qen kishte me pjestarët e familjes dhe më konkretisht : Z B i cili pas një jete me konflikt vendosi divorcin nga Znj D. Ndër të tjera në dhomën e gjyqit, gjyqtari shqyrtoi dhe cështjen e qenit , Jack  kishte qëndruar me të dy anetarët e familjkes per 4 vjet, të dy e donin dhe i donte shumë , por gjyqi duhej te vendoste se kujt i takonte Jack. Në kësi rastesh , njësoj sikurse bëhet ndarja e fëmijëve, gjyqi duhet të kaloje shumë seanca me dëgjimin e mësuesëve ( veterinerëve  ne këtë rast ) , psikologëve , dëgjimin e miqve të familjes  etj etj për të arritur ne një konkluzion të saktë. Por kur gjykatësi mori vesh se Jack kishte mikroçip dhe se mikrocipi ishte vendosur vetëm nga këmbngulja e Z.B duke bërë kështu dhe regjistrimin nën emrin e tij, pa mëdyshje vendosi që pronësia e Jack ti kalonte Z. B , dhe gjykatësi nuk harroi pa falenderuar dhe vendosjen dhe shpikjen e mikrocipit.

 

Mbani mënd se :

 

  • ·                     Mikroçipet janë të dezenjuar për të qënë gjithë jetën ne funksion.Nuk kanë nevojë të zvëndësohen .
  • ·                     Disa mikrocipa mund të migrojnë ( lëvizin) duke u zhvendosur në pjesë të ndryshme të trupit , prandaj ështe e kërkuar që gjithmonë të skanohet plotësisht trupi i kafshës.
  • ·                     Për të identifikuar mikrocipin bëhët e mundur vetëm nëse skanohet me skanerin që shërben për këtë funskion. Duhet që c’do klinikë ,spital apo strehimoret e qenve të disponojnë këtë skaner .Gjithsesi është dicka e re dhe disa prej tyre nuk e disponojnë akoma.
  • ·                     Zakonisht disa llojesh skanerash ( të quajtura gjithashtu universal skaner ) është në gjëndje të dallojë mikrocipin pavarësisht llojit dhe kompanisë së përdorur , por duhet të kihet parasysh që ka dhe skaner që nuk mund të lexojnë c’do lloj mikrocipi.
  • ·                     Mikroçipi nuk është një lokalizator ( GPS) , por vetëm një nr unik identifikues.

 Për të gjetur vendodhjen e qenit në përdorim janë kollaret GPS , të cilat kanë një mikrocip që tregon vendodhjen e kafshës me anën e një sateliti dhe mund të shohet me monitorë të vecantë , apo duke përdorur disa programe në disa lloje të ndryshme celularësh . Por për hir të së vërtetës duhet përmendur se nuk mund të jenë aq frytdhënëse pasi kini parasysh se një kollare mund ; të bjerë ( ngecet dikund) , hiqet qëllimisht( nga një person dashakeq që mund të vendosë ta mbajë kafshën ) , apo mosfunksionim nga një problem teknik.

 Por me gjithë mikroçipin, apo kollaret me lokalizator apo gjithcka tjeter që shkenca mund të na ofrojë, këto nuk janë mënyra më e mirë për të mbrojtur kafshët, mënyra më e mirë është  që ç’do pronar të jetë i përgjegjshëm dhe i vëmëndshëm në c’do veprim që ka lidhje me kafshët .

 Në treg gjenden disa kompani që prodhojnë mikroçipa :
Home Again
Avid
24PetWatch
AKC Companion Animal Recovery

Pet Parents

Artikulli u soll për revistën “Veterinerët” nga Dr Atalvin Zhiva
 Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e autorit ose redaksisë
 

2 Koment

  1. maksiambulanc thotë:

    shume bukur doktor…

  2. Kujtim Kujtila thotë:

    pershendetje dhe urime per revisten njekuhesisht faleminderit per mundesine qe na jepni te shohim nga kjo dritare te freskohemi dhe te ndjekim te rejat e shkences apo shkembimin e eksperiencave . persa i perket mikrocipit kam nje pyetje nese kafsha qe ka mikrocipin e ha nje tjeter kafshe bashke me te ha dhe mikrocipin ky mikrocip a funksjonon ne aparatin tretes sigurisht nese nuk jashteqitet.faleminderit nga kujtim kujtila n/ mjek veteriner

Na shkruani

Please log in using one of these methods to post your comment:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 212 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: